Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që deri në raundin e tretë propozimet për emrin e ri të presidentit t’i sjellë opozita.
Pas diskutimeve, opozita ra dakord që në dy raundet e ardhshme të propozojë për zgjedhjen e presidentit. Ndryshimi i vetëm i dokumentit të Alibeajt është që opozita do të ketë ekskluzivitetin për zgjedhjen e presidentit në raundin e dytë dhe të tretë ndërsa PS nuk do të bëjë propozime.
Si më the a keni besim tek ju? Jo. Ju deshët të merrnit presidentin e federatës, le më këtë. Nuk jeni fare për t’ju testuar në këtë pikë. Ne flasim për një gjë tjetër, 3 raundet e para, propozimi të jetë i opozitës, pikë”, tha Alibeaj.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se deri në raundin e tretë nuk do të bëjnë propozime për presidentin, ndërsa do presin ato të opozitës. Nëse nuk do të miratohet asnjë kandidat deri në përfundim të raundit të tretë, më pas PS ka të drejtë të propozojë në raundin e katërt dhe të pestë.
E zgjidhëm, ramë dakord. Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju. Deri në raundin e tretë i keni ju, bëjeni si ta doni ju. Mos harroni, nëse doni të konsultoni ndonjë emër na thoni se kur. Atëherë ramë dakord. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë në raundin e katërt e përcakton Kushtetutën, u shpreh Balla.
Kjo kërkesë u pranua nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, që tha se nëse do të ketë shkelje të rregullave, do të konsiderohet shkelje e marrëveshjes: “Po, pranojmë, por ki parasysh. Çdo shkelje siç e ke lexuar, e këtyre rregullave është shkelje e marrëveshjes”, tha Alibeaj.
Për zgjedhjen e kreut të Shtetit, Kushtetuta ka parashikuar 5 raunde votimi, ndërsa parlamenti ezauroi raundin e parë pa kandidatë.
Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash. Ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.