Kosova28 Prill 2022, 23:09

“Arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi”, Osmani përshëndet zgjedhjen e Abazoviçit kryeministër

Shkruar nga Pamfleti
“Arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e Dritan Abazoviçit kryeministër të Malit të Zi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ajo shprehet se bashkëpunimi Kosovë-Mali i ZI do të jetë akoma dhe më i fortë.

“Sot Mali i Zi votoi qeverinë e re të udhëhequr nga z. Dritan Abazoviç. Në këto kohë kur kontinenti ynë sfidohet nga autokratët dhe kur vazhdimisht sulmohen vlerat demokratike, është jashtëzakonisht premtuese të shohësh në krye të institucioneve të një vendi fqinj një mik me të cilin ndajmë rrugën e përbashkët drejt integrimit në BE. Sot është po ashtu një arritje e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. Kosova dhe Mali i Zi gëzojnë raporte të shkëlqyera e jam e sigurt se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet githnjë e më shumë. Urime e punë të mbarë, Kryeministër Abazoviç!”, shkruan Osmani

Prishtine Abazoviç osmani