Kosova ka siguruar medalje botërore në Kampionatin Botëror të Boksit që po mbahet në Stamboll. Donjeta Sadiku arriti të mundë Wu Shih-yi, përfaqësuese e Taipeit në çerekfinale për kategorinë 60 kg. Kjo është medalja e parë e Kosovës në sportin e boksit për të reja.
“HISTORIKE: DONJETA SADIKU I SIGURON KOSOVËS MEDALJE BOTËRORE NË BOKS
Arritje madhështore. Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja jonë mundi Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg.
Sadiku do t’i sjellë medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit, grupmosha për seniore.
I urojmë shumë fat dhe suksese në rrugën drejt medaljes së artë.
Krenar me ty!” shkruhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.