Sport20 Prill 2022, 22:48

Arsenali fiton me ‘poker’ derbin me Çelsin, londinezët afrohen me zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali fiton me ‘poker’ derbin me Çelsin, londinezët

Arsenali fiton me ‘poker’ derbin me Çelsin, londinezët afrohen me zonën Champions

Arsenali ka marrë një fitore të artë 2-4 ndaj Çelsit në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta është rikthyer te fitorja pas 3 humbjeve radhazi dhe e bën në derbi. 

Pjesa e parë ishte spektakolare, pasi u shënuan 4 gola. Fillimisht ishte Nektiah që shënoi për Arsenalin, ndërsa Verner barazoi 1-1. 10 minuta më vonë Smith Rou shënoi golin e dytë, kurse Azpilikueta barazoi për Çelsin 2-2 në fraksionin e parë. 

Pjesa e dytë foli për Arsenalin që shënoi dy herë, sërish Nketiah dhe më pas Saka me penallti në fundin e sfidës që e vulosi përfundimisht në 2-4. Me këtë fitore, Arsenali mban vendin e 5 me 57 pikë, po aq sa Tottenham i vendit të 4, kurse Çelsi mban vendin e 3 me 62 pikë. 

Sport Arsenal Çelsi derbi londinez Premier Liga