Sport23 Prill 2022, 15:47

Arsenali fundos Mançester Junajtid, Xhaka lëshon “perlë” nga repertori i tij, Ronaldo shkruan historinë

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali fundos Mançester Junajtid, Xhaka lëshon

Arsenali fundos Mançester Junajtid, Xhaka lëshon “perlë” nga repertori i tij, Ronaldo shkruan historinë

Arsenali ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Mançester Junajtid, me sfidën që përfundoi me shifrat 3-1 në favor të londinezëve. 

“Topçinjtë” morën kontrollin e lojës që në minutat e para të takimit, ku arritën të shkonin në avantazh të dyfishtë përpara minutës së 30 të takimit. Goli i Kristiano Ronaldos rihapi sfidën, me “Djajtë e Kuq” që gabuan dhe penalltinë e barazimit 2-2, të marrë përsipër nga ana e Bruno Fernandes. 

Me këtë gol, portugezi është bërë lojtari i parë në histori që ka shënuar plot 100 gola në La Liga dhe Premier Ligë.

Granit Xhaka vulosi rezultatin përfundimtar me një supergol nga distanca. 

Me këtë fitore, Arsenali ringjitet në vendin e 4 në renditje, ndërsa Junajtid vazhdon rënien në tabelë, i renditur në vendin e 6 

Sport Arsenal Mançester Junajtid Premier Liga