Sport 7 Prill 2019, 19:28

Arsenali gjen fajtorin e humbjes: Greku nuk ka tru

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali gjen fajtorin e humbjes: Greku nuk ka tru

Arsenal është mundur 1-0 në shtëpinë e Everton-it. Një humbje e rëndë për londinezët në garën për të siguruar një vend në Champions League.

Gjatë ndeshjes tifozët kanë sulmuar ashpër në rrjetet sociale mbrojtësin grek Sokratis Papastathopoulos. Marrja e kartonit të verdhë për një ndërhyrje të panevojshme në minutën e 25-të, do t’i kushtojë atij dy ndeshje skualifikim, por mund t’i kushtojë akoma më shumë Arsenal-it.

Skuadra e Emery, në fakt, ka shumë probleme në mbrojtje dhe mungesa e grekut do të ndihet. Tifozët nuk e kanë falur në Twitter: “Sokratis nuk ka tru” dhe “Ky veprim do të na kushtojë vendin në Champions”, kanë qenë disa nga mesazhet kundër mbrojtësit.

Sokratis do të mungojë në ndeshjet e kampionatit kundër Watford-it dhe Crystal Palace, që mund të jenë thelbësore në garën për zonën Champions.

Sport Arsenal fajtor sokratis