Sport 6 Tetor 2022, 23:08

Arsenali i frikshëm në Europë, Roma përmbyset në shtëpi, ja të gjitha rezultatet

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali i frikshëm në Europë, Roma përmbyset në

Arsenali i frikshëm në Europë, Roma përmbyset në shtëpi, ja të gjitha rezultatet

Përfundojnë ndeshjet e Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës.

Pritej të ishte ndeshje e vështirë për Romën kjo e sotmja ndaj Betis dhe ashtu rezultoi, teksa në fund sfida përfundoi në shifrat 1-2 në favor të djemve të Pelegrinit.

Ndeshja ishte në baraspeshë deri në minutën e 32. Spanjollët prekën me dorë topin dhe arbitri akordoi penallti për vendasit pas rishikimi në VAR. Ai që do merrte përsipër ekzekutimin e 11-metërshit ishte Dibala, që u tregua i saktë. Betis nuk u pajtua me rezultatin dhe ktheu gjithçka nga fillimi me golin e Rodrigez në minutën e 40. Në pjesën e dytë u vu re dëshira për të mos humbur.

Luis Henrike la me gisht në gojë Dibalën me shokë në minutën e 88, duke i dhënë 3 pikët Real Betisit.

Arsenali vijon të tregojë se është në formë të mirë. Këtë herë, ekipi londinez mundi pa problem Bodo/Glimt, me shifrat 3-0.

Goli i parë erdhi në minutën e 23. Nketiah zhbllokoi shifrat. Dyfishimi i rezultatit erdhi nga Holding. Në minutën e 85, Viera realizoi golin e tretë duke ia dalë të dërgonte në shtëpi 3 pikë mjaft të vlefshme.

Sport Arsenal Liga e Europës Roma