Në ndeshjen e javës së 22, Arsenali i ka dhënë fund ecurisë pozitive prej 6 ndeshjesh pa humbje, pasi”Topçinjtë” janë mundur në transfertë nga Volverhampton me rezultatin 2-1. Një humbje që erdhi me përmbysje për djemtë e Mikel Artetës, që e nisën ndeshjen me një gol të Saka në minutën e 9, por që u anulua nga VAR.
Ishte i rregullt goli i shënuar nga Pepe në minutën e 32, me yllin e Topçinjve që realizoi me një goditje magjike pas një aksioni individual spektakolar.
Në fundin e pjesës së parë Luiz u ndëshkua me kartonin e kuq për një ndërhyrje të parregullt në zonën e rreptësisë. Neves nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 49 erdhi edhe përmbysja e vendasve me një gol të mrekullueshëm të Mutinjoss. Ndeshja u mbyll kur ekipi i Artetës mbeti me 9 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Leno.
Gjermani u bë portieri i dytë i Arsenalit që ndëshkohet me karton të kuq në një ndeshje të Premier Ligës pas David Siman në vitin 1993.
Me këtë humbje, Arsenali mban vendin e 10 me 31 pikë, ndërsa Volverhampton renditet në vendin e 13 me 26 pikë.
Në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë vazhdojnë çuditë e radhës. Rot-Weiss Essen, klubi i kategorisë së katërt, eliminoi skuadrën e Bajer Leverkusen.
Goli u realizua në minutën e 117, pasi 90 minutat u mbyllëm në barazim 0-0. Engelman do të mbetet në histori, pasi pikërisht rrjeta e tij hoqi nga kompeticioi “aspirinat”.
Gjithçka ndodhi në shtesë ku fillimisht shënoi Bailej për miqtë dhe më pas Kefkir barazoi për vendasit, që shënuan 3 minuta nga fundi dhe nuk e çuan në penallti sfidën.