Sport15 Janar 2023, 19:35

Arsenali marshon drejt titullit kampion, “Topçinjtë” fitojnë dhe shkëlqejnë në derbin e Londrës

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali marshon drejt titullit kampion, “Topçinjtë”

Arsenali marshon drejt titullit kampion, “Topçinjtë” fitojnë dhe shkëlqejnë në derbin e Londrës

Përfundon derbi i Londrës. Arsenali vazhdon me hap kampioni, teksa ka triumfuar në transfertë përballë Totenhemit me rezultatin e pastër 0-2.

“Topçinjtë” zhbllokuan shifrat në minutën e 14 me një autogol të Hugo Loris. Portieri i londinezëve u pozicionua për të mbuluar shtyllën e afërt pingule, por i mungoi kapja duke bërë që topi të përfundonte pas tij.

Në minutën e 36, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta gjeti edhe golin e qetësisë. Mundi dhe dëshira e Arsenalit u shpërblye nga Odegard që gjeti golin e 6 sezonal në Premier Ligë me një goditje nga jashtë zonës.

Me këtë fitore, Arsenali mban i vetëm vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Totenhemi renditet në vendin e 5 me 33 pikë.

Sport Arsenal derbi i Londrës Premier Liga Totenhem