Sport30 Korrik 2019, 10:52

Arsenali në festë, shqiptari mund të largohet!

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali në festë, shqiptari mund të largohet!

Për tifozët e Arsenal sot mund të ketë dalë lajmi më i gëzueshëm, për Shkodran Mustafin ka ofertë nga Monaco dhe mbrojtësi mund të largohet këtë merkato vere.

Gjermani me origjinë shqiptare është në rrethin e kuq të tifozëve të Arsenalit, të cilin e kanë etiketuar si përgjegjës për një sërë dështimesh dhe gafa të shumta.

Monaco është gati të paguajë 30 milionë euro, sipas medias angleze “The Guardian” dhe negocimi është i hapur.

Sport Arsenal Shkodran Mustafi