
Arsenali nën hetim për trukim ndeshjesh, mediat britanike zbulojnë arsyen
Federata Angleze e Futbollit do të hetojë pretendimet për lëvizje të dyshimta bastesh gjatë ndeshjes së raundit të tretë të Kupës së Anglisë mes Oksford Junajtid dhe Arsenalit.
Sipas mediave britanike, hetimi është fokusuar te kartoni i verdhë i futbollistit të Oksfordit, Kieron Braun në minutën e 59 dhe ky rast ishte pjesë e shumë basteve të ndryshme brenda dhe jashtë Anglisë.
“Topçinjtë” fituan ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0.