Sport 6 Nëntor 2022, 16:02

Arsenali nuk di të ndalet dhe mban kreun e Premier Ligës, Xhaka fiton “derbin” me Brojën

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali nuk di të ndalet dhe mban kreun e Premier Ligës, Xhaka fiton

Arsenali nuk di të ndalet dhe mban kreun e Premier Ligës, Xhaka fiton “derbin” me Brojën

Arsenali ka marrë një tjetër fitore, duke mundur Çelsin në transfertë me një gol të Gabriel që vendosi fatet e takimit.

Një takim i dominuar nga “Topçinjtë”, që më pas u shpërblye nga mbrojtësi brazilian në minutën e 63.

Për Çelsin u aktivizua dhe Armando Broja, por që nuk arriti të ndryshonte rezultatin, edhe pse në disa raste ishte i rrezikshëm për mbrojtjen kundërshtare.

Kështu arsenali vazhdon të ruajë kreun e Premier Ligës, ndërsa Çelsi vazhdon të vuajë duke rënë në vendin e 7.

Sport arsenali Çelsi Premier Liga