Sport 8 Maj 2022, 17:23

Arsenali nuk gabon dhe mban gjallë ëndrrën Champions, Uest Hemi tremb Mançetser Junajtid

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali nuk gabon dhe mban gjallë ëndrrën Champions, Uest Hemi

Arsenali nuk gabon dhe mban gjallë ëndrrën Champions, Uest Hemi tremb Mançetser Junajtid

Arsenali ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme 2-1 në garën për një vend në Ligën e Kampioneve me suksesin në shtëpi përballë skuadrës së Lidsit. 

Golat e Nketiah në pjesën e parë siguruan suksesin e “Topçinjve”, pavarësisht interesit të miqve që arritën të shkurtonin diferencat me Lorenten, por pa arritur te përmbysnin sfidën. 

Në ndeshjet e tjera, Evertoni siguroi një tjetër sukses në luftën për mbijetesën, duke mundur 1-2 Leisterin në transfertë, ndërsa Uest Hemi mundi bindshëm 0-4 Noruiçin në transfertë dhe rrezikon Junajtid që ka tre pikë më shumë në Europa Ligë. 

Rezultatet e Premier Ligës:

1- Arsenal 2-1 Lids 

2- Leister 1-2 Everton 

3- Noruiç 0-4 Uest Hem

Sport Arsenal Everton Lids Premier Liga Uest Hem