Sport 6 Mars 2022, 17:51

Arsenali nuk ndalet, fiton në transfertë dhe parakalon Mançester Junajtid në zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali nuk ndalet, fiton në transfertë dhe parakalon

Arsenali nuk ndalet, fiton në transfertë dhe parakalon Mançester Junajtid në zonën Champions

Nëse ka një garë të fortë përveç titullit në Premier Ligë, është ajo për vendin e katërt që të çon në Champions League.

Janë tri klube të mëdha, Arsenali, Mançester Junajtid dhe Totenhemi që pretendojnë ta arrijnë të shkojnë në kompeticionin më të rëndësishëm, por sot atë pozicion e merr ekipi i Artetas.

Në transfertën me Uatfordin, një derbi i Londrës, Arsenali triumfoi edhe pse me pak drithërima në fund me rezultatin 3-2, që do të thotë suksesi i katërt radhazi. Odegard hapi serinë e golave që në minutën e 5, ndërsa Hernandez vuri barazpeshën 6 minuta më pas në një duel shumë të fortë.

Saka në minutën e 31 dhe Martineli në minutën e 52 e çuan në 3-1 rezultatin për miqtë që duket se morën fitoren, por Sisoko hapi ndeshjen në minutën e 87, duke i bërë minutat e fundit emocionuese, por pa gola të tjerë. Me këtë sukses, Arsenali merr vendin e katërt dhe sigurisht që i ka sytë tani te derbi i Maçesterit.

Sport Arsenal Premier Liga Uatford