Sport26 Dhjetor 2022, 23:01

Arsenali triumfon në derbin londinez/ Djemtë e Artetës “blindojnë” kreun, West Ham në krizë

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali triumfon në derbin londinez/ Djemtë e Artetës

Derbi londinez mes Arsenal-it dhe West Ham-it në Emirates Stadium, është mbyllur me rezultatin 3-1. Me këtë fitore Arsenali konsolidon pozitat në vendin e parë, duke çuar në 8 pikë diferencën me rivalët direkt “blutë” e Pep Guardiolës.

Pjesa e parë e nisi jo mirë për djemtë e Mikel Artetës, të cilët në minutën e 26’ shkaktuan një penallti e cila u konvertua në gol nga “Benrahma”, duke zhbllokuar sfidën dhe duke vulosur shifrat 0-1.

Pavarësisht përpjekjes së lojtarëve të Arsenalit për të gjetur golin e barazimit, 45-minutëshi i parë u mbyll vetëm me golin e vetëm të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesën e dytë kryesuesit e Premier Ligës, rritën tempin e lojës në kërkim të golit të barazimit dhe e gjatën atë në minutën e 53’ me anë të “Saka”, i cili çoj shifrat në 1-1.

Me të shënuar golin e barazimit Arsenali mori kontrollin e lojës dhe vetëm 6 minuta më vonë në të 59’, pas një asisti të dhënë nga Granit Xhaka, “Martinelli” shënoi golin e përmbysjes duke çuar shifrat në 2-1.

10 minuta më vonë në të 69′ Arsenali shënoi golin e 3-1 me anë të “Nketiah” i cili shuajti shpresat e West Ham për të marrë të paktën një pikë nga kjo përballje.

Me këtë humbje, West Ham vazhdon krizën e rezultateve, duke u renditur në vendin e 16-të me vetëm 14-të pikë.

Sport Arsenal Derbi West Ham