Sport 1 Tetor 2022, 15:43

Arsenali vazhdon marshimin e fitoreve në Premier Ligë, triumfon në derbin londinez dhe shkëputet në krye (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali vazhdon marshimin e fitoreve në Premier Ligë, triumfon

Arsenali vazhdon marshimin e fitoreve në Premier Ligë, triumfon në derbin londinez dhe shkëputet në krye (Video)

Vijon ecuria pozitive e Arsenalit në Premier Ligë. “Topçinjtë” triumfuan me rezultatin e pastër 3-1 në derbi, duke mposhtur Totenhemin. Një sukses që shkëput skuadrën e Mikel Artetës në krye të renditjes me 7 fitore dhe vetëm një humbje.

Vendasit zhbllokuan rezultatin, duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 20 me Tomas Parti. Megjithatë ,ky avantazh i “The Gunners” zgjati vetëm 11 minuta, pasi Herri Kejn realizoi golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 49, Gabriel Zhesus i dhuroi avantazhin ekipit të Arsenalit. Situata u vështirësua më shumë për skuadrën e Antonio Kontes në minutën e 62, kur pas një ndërhyrje të gabuar, Emerson u ndëshkua me kartonin e kuq dhe la ekipin e tij me 10 lojtarë.

Në minutën e 67 ishte Granit Xhaka, ai, i cili gjeti rrugën e rrjetës, duke e çuar rezultatin e kësaj sfide në 3-1. Kështu, Arsenali i shkakton humbjen e parë sezonale Totenhemit dhe rimerr përkohësisht kreun e renditjes me 21 pikë, ndërsa “Spurs” renditen në vendin e tretë me 17 pikë të grumbulluara.

Sport arsenali Premier Liga Totenhemi