Aktualitet25 Mars 2018, 19:25

Arta Marku heton përgjimin e opozitës nga SHIU, Ylli Zyla bleu e përdori pajisjen për llogari të Berishës. Informacion pë

Shkruar nga Pamfleti

Arta Marku heton përgjimin e opozitës nga SHIU, Ylli Zyla bleu e përdori pajisjen për llogari të Berishës. Informacion për 21 janarin e për kundërshtarët e Saliut në PD

Prokuroria ka vendosur të hapë dosjen e 21 janarit, e cila duke shfrytëzuar vrasjen pa autor të Aleks Nikës e ka të justifikueshme një gjë të tillë.

Dhe në këtë kontekst, hetimi nxjerr në pah dhe rolin e Shërbimit sekret të Ushtrisë së asaj kohe të drejtuar nga Ylli Zyla.

Pikërisht këtu ka dalë në pah dhe roli që ka luajtur SHIU për përgjimin e opozitës së asaj kohe të drejtuar nga Edi Rama. Por dhe dhe përgjimet më 21 janar 2011 kur u vranë në mes të Bulevardit përballë kryeministrisë 4 demonstrues të pafajshëm.

Ka qënë Ylli Zyla ai që i ka dhënë informacion Sali Berishës se ka tentativa për të sulmuar me armë kryeministrinë dhe se duhet reaguar jo me fishekë manovre por me fishekë të vërtetë nga ana e Gardës së Republikës.

Janë elementë të rinj këto që i bashkangjiten dosjes së 21 janarit, pasi SHISH i asaj kohe i drejtuar nga Bahri Shaqiri u vu nën goditjen e Berishës për mungesë informacioni dhe shërbim ndaj sulmit ndaj institucioneve.

Ka qënë Shërbimi Sekret i Ushtrisë ai që ka dhënë dhe informacionin për sulmin që ishte përgatitur sipas kryeministrit ndaj institucioneve. Madje dhe me thika me helm apo çadra me helm, të cilat i prezantoi Sali Berisha në daljen e parë publike teksa paraqiti skemën sipas tij të grushtit të dështuar të shtetit të organizuar nga Rama, Presidenti Topi, Ina Rama, mediat dhe në bashkëpunim me disa ambasada të huaja.

Pajisja përgjuese ishte blerë miliona dollarë nga ana e Ylli Zylës ish kreut të SHIU-t në Izrael, pavarësisht se nuk përcaktohej në listën e pajisjeve të FA dhe shërbimit sekret të saj.

Përgjimet e SHIU-t në kohën e Berishës, të fshira pas zbulimit të skandalit

Prokuroria ka kohë që i ka nëpër duar hetimet për përgjimin që i është bërë opozitës, përgjimi dhe informacioni i dhënë më 21 janar 2011. Ka dhe pajisjen e përgjimit të blerë nga Ylli Zyla për llogari të SHIU-t të atëhershëm. Por ka zhvillime të pakëndshme në këtë drejtim. Pasi Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami dhe, në mënyrë të posaçme Shërbimi Informativ i Ushtrisë, i drejtuar nga Ylli Zyla, nuk kanë vepruar kurrë si institucion.

Përgjimet shtriheshin në harkun kohor nga muaji mars i vitit 2011 dhe deri në muajin qershor të vitit 2012. Kjo periudhë përkon me ngjarjet që pasuan protestën e 21 janarit 2011, situatën tejet të tensionuar politike mes qeverisë së Berishës dhe opozitës, hetimet në zhvillim e sipër për vrasjen e katër protestuesve. Por dhe zgjedhjet lokale që pasuan e në fund, diku rreth nëntor-dhjetorit 2011 dhe gjashtë muajve të parë të vitit 2012, denoncimet e ashpra të opozitës për aferat korruptive në Ministrinë e Mbrojtjes – posaçërisht me armatimet dhe përgjimin e opozitës, gazetarëve e trupit diplomatik.

Gjithçka ka nisur me blerjen e dy pajisjeve përgjuese pasive dhe aktive, “për nevoja të forcave tona në misione jashtë vendit”.

Këto pajisje nuk u deklaruan në doganë, por u zhdoganuan duke i emërtuar “amplifikator për pajisjet elektronike”.

Ato nuk u regjistruan në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës, por u vendosën në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes (pajisja pasive) dhe, në një makinë të posaçme për përgjime terreni.

Fuqia e këtyre pajisjeve në një rreze prej 100 metrash mundëson përgjimin total të gjithçkaje.

Ata  përgjuan, u zbuluan dhe në panik, prej shkurtit të vitit 2012 nisën operacionin e zhdukjes së çdo gjurme të përgjimeve të tyre, kërkuan me ngulm informacion të kualifikuar për të zhdukur gjithçka, e morën të asistuar deri në fund nga kompania prodhuese e pajisjeve “Verint”.

Autoritetet vendosën të zhdukin gjithçka dhe realizuan heqjen dhe zëvendësimin e hard disqeve në të dy pajisjet, Pi2-pasive dhe Gi2-aktive, riinstaluan sistemin e operimit Softëare dhe i bënë sërish pajisjet funksionale dhe “të pastra”. Pra i kanë zhdukur të gjitha përgjimet.

Ndërkohë që në dosjen e prokurorisë janë vetëm informacionet e dhëna me shkrim nga ana e Ylli Zylës për 21 janarin. Pajisja ka përgjuar në mënyrë të vazhdueshme për muaj e muaj me radhë Edi Ramën, deputetët socialistë, përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë dhe disa eksponentë të dyshimtë të PD.

Përgjimi është realizuar nga Arben Imami dhe Ylli Zyla, për llogari të Sali Berishës.

Dosja voluminoze e përgjimeve është në prokurori, në ngarkim të Arben Imamit dhe Ylli Zylës.

Arben Imami dhe Ylli Zyla nuk akuzohen vetëm për përdorimin e SHISH për të përgjuar kundërshtarët politikë të Berishës, por edhe për zhdukjen e provave të veprës penale.

Më konkretisht, grupi i ekspertëve, ka konstatuar zhdukjen e hard-diskut  nga pajisja e përgjimit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë, në të cilin ishin të ruajtura të gjitha përgjimet e kundërshtarëve politikë të Sali Berishës.

Zëvendësimi dhe zhdukja e hard diskut është konstatuar pas bashkëpunimit me shërbimet partnere të NATO dhe SHBA.

Sipas burimeve, Arben Imami e Ylli Zyla e kanë ndryshuar  hard-diskun e pajisjes së përgjimit disa ditë para se të largoheshin nga detyra.

Ekspertët e shërbimeve partnere kanë dokumentuar zëvendësimin e hard-diskut, ndërsa kanë zbërthyer pajisjen me të cilën dyshohet se janë përgjuar ambasadorët dhe opozita socialiste, para se të vinte në pushtet.

Ky detaj është pjesë e dosjes që Ministria e Mbrojtjes ka dorëzuar në organin e akuzës.

Ndërkaq, zhdukja e hard-diskut të pajisjes së përgjimeve është sinjalizuar edhe nga ministrja e Mbrojtjes në mandatin e parë qeverisës të PS, Mimi Kodheli. Ylli Zyla ka dëshmuar disa herë në prokurori, por Adriatik Llalla ia ka dalë ta mbyllë me sukses këtë dosje.

Madje ekspertët e prokurorisë thanë se nga të dhënat, çdo pajisje përgjuese lë gjurmë çdo numër që përgjon, si dhe datën e fillimit të përgjimit. Por, serverët e kësaj pajisjeje iu dorëzuan hetuesve të shkrumbuar.

“Kemi pak gjasa për të gjetur ndonjë gjurmë të këtyre përgjimeve. Aktualisht po hetojmë në dy drejtime, djegien e qëllimshme dhe atë aksidentale, kjo edhe si pasojë e dëshmive të zyrtarëve që janë pyetur.

Përgjimet nga shërbimi i PD i Ylli Zylës përjashtoi tërë deputetët kundërshtarë

Në funksion të industrisë së përgjimeve të Sali Berishës u angazhuaa dhe një shërbim informativ brenda PD, i drejtuar nga Gjergj Lezhja dhe Agron Kuliçaj.

Ndërkaq, në fokus të përgjimeve kanë qenë i ashtuquajturi grupi i dyshimtë i Komisionit të Ligjeve, i përbërë nga ish-deputetët Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Fatos Hoxha, Arenca Trashani etj.

Pjesë e këtij grupi kanë qenë edhe Eduard Halimi dhe Enkelejd Alibeaj, për këta të fundit u distancuan me kujdes pak kohë para zgjedhjeve të 23 Qershori 2013.

Të gjitha bisedat e këtij grupi janë përgjuar nga ana e pajisjes së SHIU-t të Ylli Zylës, duke shkuar të zbardhura në tavolinën e Berishës.

Sipas burimeve temat e bisedave kanë qenë të ndryshme, si për emërimet, drejtoritë, ligjet, bizneset etj. Por komunikimet që kanë ndëshkuar grupin në fjalë, kanë qenë bisedat kundër Shkëlzenit dhe Argitës.

Edhe pse Rusmali tregohej mjaft i rreptë kundër Sajmir Tahiri kur fliste për familjen Berisha në Komisionin e Ligjeve, në të vërtetë dhe vetë Rusmali ishte kundër maskarallëqeve të  Shkëlzenit dhe të rrethit klientelist të familjes.

Ndërkohë që bisedat e fshehta konfidenciale, në tryezat e ngushta me miqtë, për Shkëlzenin, Argitën e familjen biologjike të Sali Berishës në përgjithësi, kanë marrë në qafë dhe gazetarin Blendi Fevziu, i cili qëndroi shumë vite pa komunikuar me Sali Berishën. Por kanë marrë më qafë dhe rreth 33 ish-deputetë të PD që u përjashtuan nga lista e deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Të gjithë deputetët e rreshtuar kundër Shkëlzenit dhe influencave të tij, janë skanuar dhe përjashtuar në bllok nga lista e kandidatëve për deputetë, duke i ndërprerë karrierën politike në mes.

Po si i ka identifikuar Berisha deputetët kundër Shkëlzenit dhe linjës së Lulzim Bashës në PD?!

Ish-kryeministri Sali Berisha, sipas burimeve, ka përgjuar sistematikisht bisedat dhe komunikimet e deputetëve demokratë me anë të Shërbimit Informativ të Ushtrisë së Arben Imamit e më vonë me anë të SHISH të Visho Ajazit./Pamfleti.com

codramol
smile

Kryesore 21 Janari Arta Marku heton përgjimin e opozitës nga SHIU