Aktualitet29 Gusht 2018, 14:35

Arta Marku, kauza e rreme që po i kushton shtrenjtë Lulëzim Bashës!

Shkruar nga Pamfleti
Arta Marku, kauza e rreme që po i kushton shtrenjtë Lulëzim

(Kryeopozitari i kthyer në regjizor të Estrades së Ballshit)

Brezi i para viteve ’90 e kujton rëndom shprehjen shpotitëse “Estrada e Ballshit”, e cila përdorej në raste humori apo bisede pa sharm e pa kripë. E tillë është kthyer opozita e Lulzim Bashës të paktën që prej 18 dhjetorit 2017!

Në mijëra kauza që ulurasin, “juristi” sorosian zgjodhi atë që në fakt ishte anti-kauzë: Sulm frontal me të gjithë batëritë kundër Arta Markut, kur vetëm 5 muaj përpara kishte votuar ‘en bloc’ ligjin ku Prokurorit të Përgjithshëm i reduktoheshin kompetencat e hetimit dhe intervenimit në çështje hetimi.

Po ashtu habia e lajthitjes së “juristit oksidental”qëndronte në faktin se pikërisht sulmi drejtohej ndaj një prokurorje-magjistrate e kultivuar dhe e kualifikuar sidomos nga amerikanët! Në anën strategjike të çudit fakti se si mundej që pretenduesi që udhëheq forcat antikomuniste Lulzim Basha i turrej një zonje familja e së cilës kishte vuajtur më shumë vite burgim e internim sa ç’kishte jetë vetë Luli!

Dhe e fundit si mundet që lideri i një partie konservatore të villte profesionalisht e njerëzisht epitete bastarde ndaj një zonje, një nëne e një bashkëshortje. Dhe e gjithë kjo në idhnim të largimit të një turkoshaku si Adriatik Llalla, i cili siç po shihet nga një ish-plebe me 1200 m toke në Gramsh paska arritur të sfidojë edhe Toptanët e Vrionët e dikurshëm.

Natyrisht që ky sulm nuk është lajthitje, por një sforcim i soristit Basha që për vite ka nënshkrimin e betimin e tij në bordorotë e Fondacionit “Shoqëria e hapur”..! Edhe tani pas pushimeve prej sheiku në konferencën për shtyp e vijon avazin me sulme ndaj Prokurores në detyrë duke harruar “revolucionet”që premtoi në behar.

Sipas tij u dashka që Arta Marku të kthehet në xhandar që të arrestojë, vrasë a internoje të gjithë personat e recitimeve nga selia blu. Kjo lajthitje është vanitet opozitar, që jo vetëm e diskrediton Bashën, por e bën qesharak dhe të dobët edhe në sytë e mbështetësve të tij, që sot numërohen me gishtat e dorës.

Aktualitet Arta Marku kauza e rreme që po i kushton shtrenjtë Lulëzim Bashës!