Aktualitet27 Mars 2019, 14:25

Arta Marku Prokurore e Përgjithshme dhe për 7 vite?! Kreu i KLP e “promovon” në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Arta Marku Prokurore e Përgjithshme dhe për 7 vite?! Kreu i KLP e

Arta Marku Prokurore e Përgjithshme dhe për 7 vite?! Kreu i KLP e “promovon” në Tiranë

Një javë pas hapjes së garës për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, ku vetë KLP ka të drejtën e përzgjedhjes së tre kandidatëve për t’ia dërguar Kuvendit për votim, vetë kreu i KLP shoqëron Arta Markun, që është kandidate, në analizat vjetore të prokurorive, në konflikt të pastërt interesi e shkelje të ligjit. Marku në analizat e prokurorive po sillet si Kryeprokurore, duke treguar qartë se përdorimi politik e shërbimi ndaj Ramës ka dhënë fryt

Edi Rama duket se e ka vendosur tashmë se kush do të jetë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në shtatë vitet në vijim.

Për vetë starturën shërbyese që ka manifestuar për gati një vit me radhë Arta Marku, ajo është e avantazhuara për të qënë Kryeprokurore me status dhe kohë të plotë dhe me drejtësinë e re.

Një fakt i tillë po vertetohet gjithnjë e më shumë, jo vetëm se Arta Marku ka realizuar të gjitha kërkesat dhe dëshirat e Ramës, që nga goditjet selektive e deri tek përdorimi politik, por dhe për faktin se ajo zyrtarisht po prezantohet si e tillë.

Rasti më i freskët është pjesmarrja e saj sot në analizën e Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Apelit, ku përpos Kryeprokurores Arta Marku ka qënë dhe kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Pikërisht, vetëm një javë pas hapjes së garës për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, ku vetë KLP ka të drejtën e përzgjedhjes së tre kandidatëve për t’ia dërguar Kuvendit për votim, vetë kreu i KLP shoqëron Arta Markun, që është kandidate, në analizat vjetore të prokurorive.

Një konflikt i pastërt interesi ky shoqërim i kandidates për Prokurore të Përgjithshme Arta Marku nga kreu i KLP Gent Ibrahimi, njeriu që do të vendosë për ta përzgjedhur atë dhe dy kandidatë të tjerë, për t’i dërguar në Kuvend që të votohet Prokurori i Përgjithshëm.

Shërbimi ndaj Ramës me sa duket ka qënë në “lartësinë” e duhur, përderisa promovohet nga ana e kreut të KLP para kohe si numri një i ri i Prokurorisë shqiptare.

Madje dhe në këtë tur analizash të punës së prokurorive, Arta Marku po sillet si Kryeprokurore, teksa dhe në Tiranë nuk i kurseu kritikat, ku theksin e vuri te hetimet e shpejta dhe të pandikuara që duhet të bëjnë prokurorët.

Ajo inkurajoi prokurorët të punojnë fort dhe zbardhin sidomos ato çështje ku edhe vëmendja e opinionit publik është e shtuar, pasi sipas Markut çështje mjaft të rëndësishme janë zvarritur pa justifikim, rrinë në sirtare prej vitesh me një mungesë të theksuar përgjegjësie.

Nga ana e tij, kreu i KLP Gent Ibrahimi kërkoi bashkëpunim me prokurorët e Tiranës. “Unë do ju lutesha ta shihni KLP si pjesë të zgjeruar të familjes.

Kemi detyra e përgjegjësi të përbashkëta, të arrijmë rezultate në luftën kundër krimit. Ndëshkimi duhet të bjerë aty ku duhet të bjerë. E nevojshme është të krijojmë ura komunikimi”, tha ai./Pamfleti/

Aktualitet Arta Marku KLP Kryeprokurore