Aktualitet13 Shtator 2018, 08:31

Arta Marku reagon për aksionin në Nikël, asnjë sqarim për lirimin e dy ‘kokave’ të rrezikshme Bami e Haka, emr

Shkruar nga Pamfleti
Arta Marku reagon për aksionin në Nikël, asnjë sqarim

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar për herë të parë pas aksionit që u zhvillua sot në fshatin Nikël në Fushë-Krujë. Në një njoftim zyrtar për mediat, Prokuroria publikon emrat e 5 të arrestuarve në Fushë-Krujë.

Kryeprokurorja Arta Marku njofton se janë arrestuar Lutfi Haka, Marklen Haka, Ylli Çangu, Skënder Leza e Valter Bami, ndërsa nuk jep asnjë sqarim pse u lanë të lirë dy ‘kokat’ më të rrezikshme të Niklës Durim Bami dhe Flamur Haka, të cilët janë autorët e një sërë vrasjesh, rrëmbimesh, kërcënimesh, etj.

Njoftimi i plotë

Sot me date 12.08.2018, ne vazhdim te opionit Policor te koduar “Forca e Ligjit” , forcat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit ne bashkepunim me forcat e Drejtorise Vendore te Policise Durres, nen drejtimin e hetimeve te Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Kruje , lidhur me gjetjen dhe sekuyestrimin e sendeve te kundraligjshme, bene ekzekutimin e vendimeve per kontrollin e banesave te shtetasve : Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami, ku ne perfundim te kontrolleve u be arrestimi ne flagrance :

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e provave material :

Ditën e sotme FNSH, RENEA dhe Policia zhvilluan një operacion blic në Nikël të Fushë-Krujës ku u arrestuan 5 persona e 11 të tjerë u ndaluan. Operacioni i Policisë në Nikël zhvillohet pas një seri aksionesh të tjera në Shkodër, Lezhë, Mamurras, Elbasan, e Tiranë. Kontrollet dhe arrestimet vijnë pas disa vrasjeve, ku vetëm në Shkodër në 2 muaj kanë ndodhur 6 vrasje.

Aktualitet aksioni ne nikel Arta Marku Durim Bami flamur haka RENEA