alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Artan Broci, sheiku i Shkodrës që lundron në miliona euro. Nga Fazlliçi, 21-Janari dhe Kristali i Metit. Si u bë miliarder mbi kufomën e të vëllait

27/07/2018, 11:50
ne Aktualitet
A A
Artan Broci, sheiku i Shkodrës që lundron në miliona euro. Nga Fazlliçi, 21-Janari dhe Kristali i Metit. Si u bë miliarder mbi kufomën e të vëllait

Artan Broci, sheiku i Shkodrës që lundron në miliona euro. Nga Fazlliçi, 21-Janari dhe Kristali i Metit. Si u bë miliarder mbi kufomën e të vëllait

Data 2 Prill është dita përkujtimore për 4 dëshmorët e Demokracisë, ku emri më i spikatur i tyre është Arben Broci.


-Lexo edhe:

Merren në mbrojtje familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës

Shqiptarët vuajnë nga tensioni, një në tre persona mbi 18 vjeç i prekur, mjeku tregon shkaqet

Arbeni, djaloshi 25-vjeçar u vra nga plumbat e komunizmit për shkak të dëshirës së tij të madhe për të shëmbur një qeveri diktatoriale dhe për të sjellë ndryshimin në vend.

Arben Broci kishte ëndrra për liri, shtet demokratik dhe pa korrupsion. Ai ishte një djalë model për kohën që guxoi të ngrinte zërin kundër komunizmit dhe pikërisht ëndrra e tij i mori jetën.

Arbeni, sot kujtohet vetëm për interesat e PD, e cila e përdor kujtimin e tij për politikë dhe për të sharë qeverinë e majtë.

Por me këtë shkrim nuk do të kujtojmë Arbenin, por vëllain e tij Artanin.

Fatmirësisht Artani është gjallë dhe është shëndosh e mirë. Madje vitet e fundit është shëndoshur aq shumë, saqë e ka kapur peshorja e Vettingut.

Artan Broci, është gjyqtar në Gjykatën e Tiranës dhe vlerësohet si një nga njerëzit e drejtësisë më të pasur në vend. Pasuria e tij, e cila ka ardhur duke u fryrë në masa të frikshme, është vënë në shënjestrën e Vettingut dhe po hetohet.

Si ka mundësi që një gjyqtar të krijojë një pasuri të frikshme dhe të madhe si ajo e Artanit?

Artan Broci, nëse është këtu ku është sot, është sepse PD e bëri gjyqtar për nder të kujtimit të Arbenit. Pra Artani mbi gjakun dhe trupin e vëllait të tij, që u vra për liri dhe drejtësi, ka ngritur një pasuri që nuk e shpjegon dot përpara Vettingut.

Dyshohet se Artan Broci, është një nga gjyqtarët e inkriminuar që ka bërë një pasuri prej sheiku nga puna e tij si gjyqtar.

Po kush është Artan Broci? Gazeta Dita i ka analizuar CV e skandaleve të tij:

Broci liron nga sekuestro dhe i kthen pasuritë Fazlliçit, i akuzuar për pastrim parash

Megjithëse i diplomuar në vitin 1996 dhe emëruar direkt gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, emri i Artan Brocit do të bëhej i bujshëm vetëm në vitin 2009, në një prej dosjeve më të nxehta të asaj kohe. Prokuroria e Tiranës kishte nisur prej vjeshtës së vitit 2008 një hetim për pastrim parash ndaj biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, i njohur ndryshe si miku i ngushtë familjar i ish-kryeministrit Sali Berisha, djalit dhe vajzës së tij dhe kreut aktual të opozitës, Lulzim Basha. Prokuroria i sekuestroi të gjitha pasuritë biznesmenit, i cili humbi betejën e parë. Çështja që mbante numrin 1419, me paditës shoqërinë “Croën Acquisition” të Fazlliç, për një pasuri të dyshuar me mbi 1,7 mln euro të qarkulluara në Qipro, ndodhej në dorën e prokurorit Dritan Rreshka, sot kryeprokuror i Tiranës. Avokati e dërgoi dosjen në Gjykatë, aty ku me short u caktua gjyqtar relator pikërisht Artan Broci. Prokuroria pretendonte se kishte elementë të pastrimit të parave, por Broci pa dëgjuar fare konkluzionet e dy prokurorëve, më 30 prill 2009 vendosi lirimin e pasurive nga sekuestro dhe rikthimin e tyre te Fazlliç.

 8 shkurt 2012, Broci liron nga burgu vrasësit e 4 protestuesve më 21 janar

Më 8 shkurt 2012 ka qenë edhe prova më e vështirë e gjyqtarit Artan Broci në karrierën e tij. Dhe duket se ai vendosi të qëndronte në anën e pushtetit dhe jo drejtësisë, edhe pse ishte betuar se do të udhëhiqej në profesionin e tij nga kjo drejtësi. Me një vendim të befasishëm, Artan Broci liron nga burgu ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi, duke dhënë vetëm “arrest shtëpie”. Pikërisht një vit pas masakrës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin para Kryeministrisë, Garda vrau me gjakftohtësi 4 protestues të opozitës. Prendi u gjet i dyshuar për një nga vrasjet me armën pistoletë, duke i dëmtuar edhe gjilpërën armës që të mos kapej nga ekspertiza balistike. Por për kryesuesin e çështjes në Gjykatën e Apelit Tiranë, Artan Broci, ish-komandanti nuk mund të qëndronte në qeli, sepse nuk kishte prova se kishte kryer vrasje. Kjo ishte goditja më e madhe që iu dha dosjes së “21 Janarit” në atë kohë dhe ajo u bë nga vëllai gjyqtar i një dëshmori të demokracisë. Pas këtij vendimi vjen shpërblimi në Gjykatën e Lartë dhe KLD.

Në mbrojtje të gjyqtarëve me shkelje, voton kundër në KLD

Më 30 maj 2014, u bë një nga debatet më të ashpra në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Artan Broci spikat si një nga anëtarët e KLD-së që del kundër kërkesës së ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, për masat e propozuara për shkarkim ndaj 4 gjyqtareve me shkelje. Broci në atë kohë i quajti publikisht propozimet e ministrit si “Propozime antikushtetuese”.

Broci pastron universitetin “Kristal” nga skandali “Bossi”

Më 30 shtator 2012, Artan Broci del në mbrojtje të universitetit “Kristal”, për diplomën false të djalit të “Lega Nord”, Umberto Bossi. Ministria e Arsimit kërkonte masa ndëshkuese për universitetin dhe hetime. Por gjyqtari Broci që kryesonte çështjen në Apel, e pushoi këtë hetim dhe i kthehu universitetit të drejtën për të nisur regjistrimet e studentëve të rinj. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e quajti të padrejtë vendimin, ndërsa kishte marrë masë administrative prej muajit korrik 2012 ndaj universitetit. Shkak u bë zbulimi i diplomës false që kishte përfituar Renzo Bossi te “Kristal”, më datë 29 shtator të vitit 2010, kundrejt pagesës së një shume të konsiderueshme parash, pa qenë asnjëherë prezent në auditor.

11 prill 2016, Broci del kundër Ligjit të Dekriminalizimit në mbledhjen e KLD, akuzon qeverinë

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Artan Broci, e ka konsideruar Ligjin për Dekriminalizmin si “një tentavitë të maxhorancës për të kapur pushtetin gjyqësor në vend”. Kjo deklaratë e fortë, është bërë në mbledhjen e KLD-së, më 11 prill 2016. Gjatë kësaj mbledhjeje, Artan Broci ka debatuar me anëtaren e zgjedhur nga kuvendi, Albana Shtylla. Thelbi i debatit ka qenë, caktimi i strukturës që do të administrojë formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve, për llogari të ligjit për dekriminalizimin. Broci ka deklaruar se “ligji në fjalë është i papajtueshëm me Kushtetuën dhe se cenon ndarjen e pushteteve”. Duke iu referuar dispozitës që përcakton formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve, të administrohen nga një strukturë në varësinë e Kryeministrit, Broci i ka bërë thirrje Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, që ta shfuqizojë atë. Por Broci në vijim ka qenë edhe një nga kundërshtarët më të fortë të Reformës në Drejtësi.

30 janar 2017, Broci pyetet në gjyqin e koleges Andrea, e akuzuar për korrupsion

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, u gjykua me proces normal, së bashku me bashkëshortin e saj dhe 4 të pandehurit e tjerë, në dosjen e korrupsionit me 50 mijë euro për një trashëgimi trualli prej 4 ha në Butrint. Ajo u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë dhe më pas u dënua së bashku me të tjerët. Ngjarja u bë e bujshme në verën e vitit 2016. Gjatë procesit të zhvilluar u zbulua se vendimi në favor të një familjeje nga Saranda u dha nga Andrea dhe dy kolegët e saj, Artan Broci dhe Admir Thanza, të cilët sipas hetimeve kanë qenë pjesë e treshes gjykuese në procesin civil për pronësinë e pretenduar nga Ilia Çabiri dhe Eleni Lino. Emri i Artan Brocit ridel edhe në këtë dosje, por ai u thirr si dëshmitar, duke thënë se nuk kishte dijeni për ryshfetin. Por çuditërisht pak muaj më pas e mori në mbrojtje në KLD gjyqtaren Andrea, duke votuar kundër shkarkimit të saj.

2 shkurt 2017, Artan Broci në listën e zezë të SHBA-ve, i refuzohet viza amerikane

Tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe katër gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pjesë e sistemit të drejtësisë, u janë hequr vizat nga Ambasada Amerikane pak ditë më parë. Ata janë gjyqtarët kushtetues Vitore Tusha, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari. Dy të fundit në fakt janë emra të njohur së fundmi, pasi dolën në pakicë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke u shprehur kundër ligjit të Vettingut. Ndërkohë, nga Gjykata e Lartë janë të refuzuar për vizën amerikane gjyqtarja e dorëhequr Mirela Fana dhe gjyqtari Artan Broci.

Në listën e gjyqtarëve janë edhe dy togat e zeza të Tiranës, gjyqtarja e Apelit dhe ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari dhe gjykatësi i Tiranës, Artan Lazaj. Lista e zezë e prokurorëve të refuzuar kryesohet nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla dhe bashkëshortja e tij, vijon me shefen e sektorit të Dekriminalizimit, Rovena Gashi dhe bashkëshortin e saj, prokurorin Dritan Gina dhe ish-kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fusha. Megjithëse në listën e zezë, disa prej këtyre njerëzve të drejtësisë, përfshi dhe Artan Brocin, u zgjodhën si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

17 korrik 2017, Broci voton kundër shkarkimit të Majlinda Andreas

Ministri teknik i Partisë Demokratike, në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka votuar kundër propozimit të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e dënuar me katër vite burg për korrupsion, dënim ky i konvertuar në tre vite shërbim prove. Por përveç ministrit teknik të djathtë, ra në sy vota kundër edhe e gjyqtarit anëtar të KLD-së, Artan Broci. Dhe argumenti i përdorur nga kundërshtarët e shkarkimit ishte se “nuk është kompetencë e KLD-së”. Broci ka qenë anëtar i trupës gjykuese për çështjen që u bë marrja nën akuzë e Andreas, arrestimit të bashkëshortit të saj dhe tre të tjerëve.

Në mes të “ciklonit”, Broci zgjidhet anëtar i KED

Kur emri i tij është në listën e zezë të SHBA-ve dhe Komisionit të Vettingut për shkak të pasurisë së pajustifikueshme, Artan Broci është zgjedhur me short si anëtar dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një nga hallkat e reja të sistemit. Ky short është hedhur më 7 dhjetor 2017. Së fundmi ai ka thirrur mbledhjet më 19 dhe 20 mars të këtij viti, pra të hënën e ardhshme. Por pyetja është, si mund të drejtojë një Komision të tillë një gjyqtar që preket nga Vettingu dhe nuk justifikon dot pasurinë? Përpos që SHBA-të e kanë shpallur si një njeri të padëshirueshëm…

20 janar 2018, Broci denoncohet nga vajza e Vehbi Veliajt për shkelje

Artan Broci është një prej emrave të 19 njerëzve të drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë, që Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, ka denoncuar si shkelës të ligjit në procesin e saj dhe zvarritjet për më shumë se një dekadë të çështjes. Së fundmi ajo e ka fituar dëshminë e trashëgimisë në Gjykatën e Tiranës dhe Apel. Por jo pa vuajtje, sepse sipas saj pengesë është bërë edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla me 19 të tjerët. Anna i dërgoi njerëzit e drejtësisë për Vetting dhe verifikim të pastërtisë së figurës, pikërisht për shkeljen ligjore ndaj saj. Kërkesa e saj në formë denoncimi i shkoi jo vetëm selive diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare, por edhe kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera.

Broci u zgjodh në Parlament me 71 votat e PD-LSI më 2013, dy gëzime në katër muaj

Dekreti i Presidentit Bujar Nishani, i datës 26 prill 2013, i cili propozoi Artan Brocin për anëtar të Gjykatës së Lartë, kaloi në Parlament me 71 vota. PS nuk mori pjesë në shqyrtimin dhe miratimin e kësaj kandidature në komisionin e Ligjeve si dhe në Parlament. Ndërsa më 14 dhjetor 2012, katër muaj para, ai ishte zgjedhur edhe anëtar i KLD-së, që vinte nga Konferenca Gjyqësore.

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Merren në mbrojtje familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës
Aktualitet

Merren në mbrojtje familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës

22/05/2022, 12:00
Prof. Mihal Tase, shef i shërbimit të mjekësisë Interne dhe Hipertensionit.
Aktualitet

Shqiptarët vuajnë nga tensioni, një në tre persona mbi 18 vjeç i prekur, mjeku tregon shkaqet

22/05/2022, 8:48
Aktualitet

Luftë brrylash në SPAK/ Prokurori që zbërtheu killerin Nuredin Dumani u la në hije, si u planifikua operacioni 1 ditë para takimit të Ramës me presidentin e KE

21/05/2022, 16:12
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi
Aktualitet

Shqipëria porosit raketat që shkatërruan tanket e Putinit, Peleshi: S’ka lidhje me ndonjë kërcënim, të mos krijojmë panik! 

21/05/2022, 15:24
A do të ketë shtetrrethim për finalen e Conference League? Drejtori i Policisë së Shtetit sqaron rrethanat: Jo panik!
Aktualitet

A do të ketë shtetrrethim për finalen e Conference League? Drejtori i Policisë së Shtetit sqaron rrethanat: Jo panik!

21/05/2022, 13:45
‘Fqinjët i mbajmë dhe na mbajnë mirë’, Rama “kritikon” vlonjatët: Nëse hidhni plehra përzini turistët!
Aktualitet

‘Fqinjët i mbajmë dhe na mbajnë mirë’, Rama “kritikon” vlonjatët: Nëse hidhni plehra përzini turistët!

21/05/2022, 13:22
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Mos ia ndani sytë qiellit sot në këtë orë! Edhe në Shqipëri do të shihet

Tentoi të kalonte kufirin në Kakavijë, arrestohet me letra false i forti i Shkodrës

Tentoi të kalonte kufirin në Kakavijë, arrestohet me letra false i 'forti' i Shkodrës

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

‘Dosja e 1997-ës’, si u zmbraps Berisha pasi Ministrinë e Mbrojtjes donte t’ia jepte Ballit Kombëtar

‘Dosja e 1997-ës’, si u zmbraps Berisha pasi Ministrinë e Mbrojtjes donte t’ia jepte Ballit Kombëtar

22/05/2022, 13:44

“Presidenti i ri”/ Raundi i dytë drejt dështimit, prishet marrëveshja Balla- Alibeaj

22/05/2022, 13:43
Kiev, Ukrainë, e premte 25 mars 2022

3 muaj nga lufta në Ukrainë, ja momentet kyçe çfarë ka ndodhur deri tani

22/05/2022, 13:22
Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore

Ilir Meta dhe Sali Berisha, liderët e lajmeve negative në mediat botërore

22/05/2022, 13:07

Zgjedhjet e Rithemelimit, Kulluri voton për kreun e ri të PD: Atmosfera është dramatike dhe zhgënjyese

22/05/2022, 12:58

“Ne nuk do të jemi më kurrë bashkë”, Sekretari Blinken ‘i dedikon’ këngë Vladimir Putinit

22/05/2022, 12:41
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “Plumbi i artë” i finalizuar nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #policiaeshtetit #nuredindumani
  • Për çfarë ia drodhi Babloku, që u zemërua “padishahu”?/ Mbase nuk bëhet pishman për spitalin e Fierit dhe avionin e linjës “Air Albania”, ku qeveria shqiptare ka vetëm 10% të aksioneve në vlerë 500 mijë USD. Por kjo prishje “vëllazërie” mes tyre, rrezikon të anullojë dhe 63 bursa universitare falas në Stamboll, Ankara, Izmir e Antalia, të cilat Ministria e Arsimit i ka taksur për fëmijët, nipërit dhe mbesat e pushtetarëve e analistëve të saj mediatikë

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #airalbania #babloku #edirama #erdogan #shqiperia #kosova #turkey #ministriaarsimit
  • Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe “ushtari” i tij, Henrik Hoxhaj, të dy të penduar të drejtësisë, u arrestuan më 29 mars në Fier, pasi tentuan t’i bënin atentat Talo Çelës duke mbetur të plagosur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spak #nuredindumani #talocela #krime #vrasje #prokurori

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In