Aktualitet26 Tetor 2022, 11:07

Artan Fuga apel Ramës: Kthehu në Shqipëri se le nam, nuk ka këllqe Shqipëria të bëjë politikë globale

Shkruar nga Pamfleti
Artan Fuga apel Ramës: Kthehu në Shqipëri se le nam, nuk ka

Artan Fuga apel Ramës: Kthehu në Shqipëri se le nam, nuk ka këllqe Shqipëria të bëjë politikë globale

Çfarë duam ne që hapemi si vaji në lakra në të gjithë botën?! U ngatërrohemi kot nëpër këmbë edhe fuqive të mëdha! Pse nuk mbajmë peshën e fuqisë sonë që nuk mund të shkojë përtej disa dhjetra kilometrave larg kufirit, hajde deri në Itali!

Shkruan Artan Fuga

Filozofi Artan Fuga ka një apel për kryeministrin Edi Rama.

“Se përse politika e jashtme e Shqipërisë lodhet duke na e çuar kryetarin e qeverisë deri në Arabinë Saudite, nuk e kuptoj!

Madje edhe deri në Izrael më duket larg!

Nuk ka ‘këllqe’ Shqipëria të bëjë politikë globale! Kot tani!

Burrat e mënçur të Shqipërisë: Samiu, Fishta, Naimi, etj., nuk ishin fare krenarë, përkundrazi, që shqiptarët kishin pasur pretendime edhe për të qenë vezirë në Turqi.

Shihni mo Shqipërinë – kanë lënë amanet! Mos qeverisni vende dhe popuj të largët, a merreni me fatet e tyre! Se harroni Shqipërinë! Nuk fiton gjë Shqipëria nga kjo, thoshin ata! Mirë a keq, ky është amaneti!

Çfarë duam ne që hapemi si vaji në lakra në të gjithë botën?!

U ngatërrohemi kot nëpër këmbë edhe fuqive të mëdha!

Pse nuk mbajmë peshën e fuqisë sonë që nuk mund të shkojë përtej disa dhjetra kilometrave larg kufirit, hajde deri në Itali!

Si qytetar mendoj se politika e jashtme jona duhet të qetësohet! Aq sa na mbajnë këllqet, duke shtrirë jorganin sa kemi këmbët, jo më shumë!

Si Litejshtejni, Sllovenia, Monte – Karlo, hajde sa Bosnja, më shumë ngremë kot gurë që na bien në kokë!

Qetësohuni more evlatë, qetësohuni”, shkruan ai.

Forum Artan Fuga politika e Jashtme