
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta sot në Kuvend ndaj ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Ky i fundit e akuzoi për abuzime kur ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa erdhi dhe reagimi i ministres. Por Berisha shkoi më tej duke përmendur burrin e ministres, ish-deputetin Artan Gaçi, i cili pak kohë më parë doli se ishte investitor strategjik duke marrë prona në Dhërmi.
“Ju duhet të themi zonja që jeni në sallë, të gjitha keni bashkëshort, por vetëm njëra ka super bashkëshort dhe ajo që ka superbashkëshort madje bashkëshort strategjik, quhet Olta Xhaçka, e cila ka lumturuar me prona në Dhërmi dhe zona të tjera, e ka çuar në nivelin e investitorit strategjik”, tha Berisha.
Por pas tij rimori fjalën ministrja, e cila e akuzoi ish-kryeministrin se po mashtron. “Zoti Berisha unë jam krenare për burrin tim, nuk e di sa krenare është bashkëshortja jote për burrin që e saj. Por burri im është në tokë të vetë dhe në pronë të vet dhe nuk ka përfituara asnjë cm nga shteti shqiptar. Është e turpshme kini respekt për veten dhe mos gënjeni dhe mos mashtroni ashtu siç keni bërë këto 30-vjet. Se siç thashë, është e turpshme të mashtroni në këtë moshë”, tha ajo.