Aktualitet 9 Prill 2019, 19:57

Artan Hoxha: Grabitja në Rinas si vrasja e 3-fishtë kur erdhi Vuçiç në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha: Grabitja në Rinas si vrasja e 3-fishtë kur erdhi

Artan Hoxha: Grabitja në Rinas si vrasja e 3-fishtë kur erdhi Vuçiç në Tiranë!

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur për super-grabitjen e ndodhur pasditen e sotme në Rinas, ku u vra një person dhe u vodhën 10 milionë euro.

Në studion e Report Tv, gazetari Hoxha e ka krahasuar ngjarjen e sotme me vrasjen e trefishtë të ndodhur pak vite më parë në Bulevardin “Zogu I”, ditën kur në Tiranë erdhi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, edhe sot super-grabitja ka ndodhur pikërisht në ditën kur në Tiranë ndodhet zyrtari i lartë amerikan, zv.ndihmës Sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer.

“Ngjarja e sotme si rasti kur ishte Vuçiç në Tiranë, që ndodhi vrasja në mes të bulevardit. E njëjta gjë ndodhi edhe sot që ishte zyrtari amerikan, është cënuar rëndë siguria”, ka thënë Hoxha.

Më tej, ai ka deklaruar se policia po përdor të gjitha burimet për të zbardhur ngjarjen dhe kapur autorët. Sipas tij, nëse policia arrin të kapë autorët brenda 24 orëve, ka shanse që t’iu marrë dhe shumën e grabitur, në të kundërt diçka e tillë do të jetë e vështirë ose dhe e pamundur.

“Policia po përdor burimet e veta që ka, helikopter, FNSH, RENEA, gjtihçka. Ka një afat kur mund të kapen autorët, brenda 24 orësh, që ka më shumë shance për t’i gjetur. Po i kapën brenda këtij harku shpresat janë të mëdha që të gjenden paratë”, ka deklaruar gazetari.

Aktualitet Artan Hoxha grabitja ne rinas