Aktualitet30 Mars 2022, 15:12

Artan Hoxha paralajmëron reprezalje: Nëse Rama bën ndryshime në qeveri, do të ketë arrestime të tjera nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha paralajmëron reprezalje: Nëse Rama bën ndryshime

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim se nëse do të ketë ndryshime në qeveri, SPAK do të shkojë më tej me arrestimet për çështjen e inceneratorëve.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi I”, në “News24” Hoxha foli mbi lëvizjet e prokurorisë, ndërsa kërkoi që SPAK të mos bjerë pre e presioneve dhe tu shkojë deri në fund hetimeve.

Artan Hoxha: Çështja e Fierit është tjetërsimi i tokës-truall. SPAK ka shkuar te bishti. Gjejmë rastin që të inkurajojmë prokurorinë, që mos t’i nënshtrohet presionit. E di që opozita kërkon që të arrestohet Rama dhe të lërë karrigen bosh dhe të vijë tjetri. Por kjo nuk ndodh kështu. për mua ajo që ka bërë SPAK është shumë emirë nga çka bërë deri sot, por është ende shumë pak. Dua që ne mediat, mos të bëjmë në këtë grackën; Rama, Ahmetaj, Gjiknuri. Prokuroria duhet të gjejë prova që mos të përfundojë si çështja Tahiri, ku që te Apeli u provua se ka marrë 145 euro. Ka dhe ngjarje të tjera të mëparshme, por kjo është afera më e lehtë. Skam parë një çështje tjetër që të gjesh kaq shumë prova. Doli lista e rrogave, dhe aty ishte e dukshme se kush ishte i përfshirë aty. Prokuroria dhe media, ka më shumë prova seç duhet dhe këtë është më e vështirë të gjesh se ku është shtylla vertebrale. Ka disa indikatorë politika. Po flitet se mund të ketë një ndryshim në kabinetin qeveritar. Nëse do të ketë ndryshim në kabinetin qeveritar, nuhatja më thotë; SPAK do shkojë dhe më tej. Nëse nuk ndryshon ndonjë nga kabineti, SPAK nuk shkon më tej. Rama vepron në këtë formë personi që shkon në burg, në fillim jep dorëheqje dhe PS distancohet. Kur u dorëhoq Tahiri, ikën dhe 3 ministra të tjerë, për të mbuluar pjesën e Tahirit.

Aktualitet Arrestime Artan Hoxha SPAK