Aktualitet13 Shtator 2018, 13:47

Artan Hoxha publikon fotot e të rinjve me kallashnikovë: Nuk janë filmash, por të fortët e Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka publikuar disa foto të një grupi të rinjsh në Shkodër, që pozon i armatosur. Në studion e Report Tv, gazetari Hoxha tha se të rinjtë që shihen në këto foto janë të armatosur dhe deri në momentin kur ka ndërhyrë RENEA, situata në këtë qytet ka qenë e agravuar.

“Është një foto nga Shkodra ku 5 të rinj të armatosur pozojnë me armë dhe kallashnikovë, mp5. Situata në Shkodër deri kur hyri RENEA ishte tejet e agravuar. Duhej ndërhyrë edhe më herët, ke të bësh me grupe të tilla. Policia ndërhyri në zona më të vështira si Kiras dhe Dobraç, dhe dha mesazhin kush është zoti i territorit. Por të tilla grupe, policia ka informacion kush janë.

Po përballemi me një situate të tillë. Ka disa tentativa në Elbasan nga policia për të goditur klanin Cela dhe Çapja, por nuk ka patur rezultat. Policitë vendore veprojnë në nivele të tilla, që të përballesh me të tilla grupe duhen kapacitete, jo vetëm me burime njerëzore”, u shpreh Artan Hoxha.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Artan Hoxha bandat kriminale vrasjet ne shkoder