
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se kamerat e banesës së Ylli Brahimit u bllokuan nga atentatorët, ndaj ky i fundit nuk kishte asnjë paralajmërim për çfarë do ti ndodhte.
“Është një material në Milot. Ka ndodhur në 22 korrik. I është bërë atentat një njeriu të afërt të Ervis Martinajt. Personi që iu bë atentat, Ylli Ibrahimi, kishte vendosur një seri kamerash, në pallatin ku jetonte vetë dhe rreth e rrotull zonës ku jetonte.
Në rastin konkret, atentatorët duke e ditur se kishte kamera dhe ruhej, atëherë çfarë kanë bërë? Përdorën një bllokues të kamerave. Ai nuk e pa që kamerat ishin bllokuar. Duke mos parë kamerat në celular, nuk e perceptoi dot që i kishin bërë pritë. Në atentat u plagos rëndë.
Edhe personat në botën e krimit përdornin kamera, por edhe kundërshtarët e tyre përdornin teknologji shumë të sofistikuar për të bllokuar kamerat.
Policia bën mirë që i heq kamerat, por është veprim i vonuar. Gjithashtu policia duhet të gjejë se kush i vendos kamerat”, deklaroi Hoxha.