Aktualitet29 Maj 2018, 23:26

Artan Hoxha: Vettingu ka nisur nga poshtë, por “peshqit e mëdhenj” janë lartë 

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha: Vettingu ka nisur nga poshtë, por “peshqit e

Artan Hoxha: Vettingu ka nisur nga poshtë, por "peshqit e mëdhenj" janë lartë 

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të martën, deklaroi se problemi i Shqipërisë nuk janë biznesmenët politikanë, por politikanët që janë bërë më të pasur se biznemenët.

Hoxha tha në studion e emisionit ‘Opinion’, në lidhje me temën në fjalë, duhet të kemi parasysh që nuk është kjo pasuria reale, pasi kjo duhet ndarë; biznemenët që kanë hyrë në politikë janë tjetër gjë.

Duke shtuar se janë politikanët që janë bërë më të pasur se biznesmenët.

Sipas tij, në fund të fundit, biznesmenët paguajnë taksa dhe punonjës, por politikanët nuk paguajnë asgjë.

Gazetari tregoi se nëse lista e vërtetë do të publikohet, do jetë shumë ndryshe.

“Këto shifra janë qesharake. Nuk njoh ndonjë biznesmen që ka hyrë në politikë dhe i ka parë hajrin kësaj pune.

Janë poltikanët ata që i kanë parë hajrin”, -tha ai.

Hoxha deklaroi se vettingu ka filluar nga poshtë. Do ishte më mirë të niste nga lart.

Ai tha se ne e kemi nisur nga policët, gjyqtarët e prokurorët, duhet të niste nga lart.

Ata lart janë peshqit e mëdhenj.. Paratë e shqiptarëve janë lart”-, u shpreh gazetari./Opinion.al

Aktualitet “Peshqit e mëdhenj” Artan Hoxha Paratë e shqiptarëve Vettingu