Aktualitet 5 Tetor 2018, 12:27

Artan Hoxha zbulon autorin e atentatit në Bllok: Komando i FA, të implikuar dhe dy policë nga Lezha e Durrësi

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha zbulon autorin e atentatit në Bllok: Komando i FA, të

Artan Hoxha zbulon autorin e atentatit në Bllok: Komando i FA, të implikuar dhe dy policë nga Lezha e Durrësi

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë bombastike lidhur me autorin e atentatit në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Gazetari Hoxha është shprehur se krimi është kryer nga një komando i Forcave të Armatosura.

Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë për ngjarjen si nga policia dhe nga prokuroria, ku janë identifikuar autorët dhe janë shpallur në kërkim. 

“Autori është një komando i Forcave të Armatosura. Janë arrestuar dy policë, një nga Lezha dhe një nga Durrësi. Vrasja është bërë shumë shpejt nga komandoja. Ajo që dihet deri më tani është fakti se në vendin e ngjarjes ka qëlluar një person. Personi që ka hapur zjarr është pjestar i forcave Komando.

Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje viktimës Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar bvetëm një herë fisheku i dytë ka mbetujr në gojën e pistoletës. Konflikti ka ndodhur brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë Hoxha për Report Tv.

Aktualitet Artan Hoxha atentati ne ish-bllok