Aktualitet 8 Shkurt 2019, 22:18

Artan Hoxha zbulon lëvizjen urgjente të prokurorëve me “financierin” e Habilajve, çfarë ka ndodhur sot

Shkruar nga Pamfleti
Artan Hoxha zbulon lëvizjen urgjente të prokurorëve me

Artan Hoxha zbulon lëvizjen urgjente të prokurorëve me “financierin” e Habilajve, çfarë ka ndodhur sot

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar mbrëmjen e sotme në studion e RTSH se prokurorët shqiptarë kanë shkuar në Itali për të marrë në pyetje Nezar Seitajn. Nga informacionet që unë kam, sot kanë shkuar me urgjencë prokurorët tanë në Katania për të marrë në pyetje Nezar Seitajn”, ka deklaruar gazetari Hoxha.

I pyetur nga Hoxha se a do të vepronte ndryshe me ‘financierin’ e Habilajve, nëse do të kthehej pas në kohë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se do të vepronte njësoj.

“Për shkak të një marrëveshje që ne kemi, kjo nuk përbën ndonjë të re. Kemi ngritur grupe të përbashkëta hetimore. Njësoj do të veproja”, ka thënë ministrja Gjonaj.

Më tej, ministrja foli edhe për abuzimin me tenderat te Minsitria e Drejtësisë, duke thënë se kush ka hedhur firmën, do të japë llgari.

Gjonaj: Nëse kanë shkelur ligjin, duhet të jenë të gjithë të barabartë. Faktet e tregojë se nuk ka prapavijë politike për të sulmuar LSI apo PD, por thjesht për të vënë para përgjegjësisë ata që kanë shkelur ligjin me firma.  

Hoxha: Bëhet fjalë për një abuzim 4.5 miliardë lekë. Keni vënë në dijeni për këtë?

Gjonaj: Sapo kam marrë detyrën, kam ngritur grupe pune për të parë si funksiononin këto sisteme me byzylykët.

Aktualitet Artan Hoxha Etilda Gjonaj nazer seitaj