Anti-Mafia27 Tetor 2022, 10:40

Artan Lame pengon drejtësinë dhe fsheh krimet që ka bërë drejtori Florian Çapajev Taçi në Kadastrën e Gjirokastrës

Shkruar nga Pamfleti
Artan Lame pengon drejtësinë dhe fsheh krimet që ka

Artan Lame pengon drejtësinë dhe fsheh krimet që ka bërë drejtori Florian Çapajev Taçi në Kadastrën e Gjirokastrës

Kur mësoi se zullumet në Kadastrën e Gjirokastrës, janë bërë nga drejtori Florian Taçi dhe 5 zyrtarë të besuar në sektorët topografi- harta- jurist- regjistra, Artan Lame filloi të pengonte grupin e prokurorëve; fillimisht duke inskenuar dorëheqjen e Florian Taçit më 4 tetor 2022. Pastaj tërhoqi regjistrat dhe i çoi në Tiranë ku po i mban të bllokuar

Më 4 tetor 2022 dha dorëheqjen Drejtori i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi, i cili u katapultua nga Tirana në gusht 2017, me ndërhyrje të Mirela Kumbaros, pasi humbi si kandidat i PSD, ku Taçi vazhdon të jetë anëtar kryesie me Tomë Doshin.

Shkak është bërë hetimi, që përfshinë veprimet e paligjshme, të kryera në regjistrat e ALUIZNI-Hipotekë gjatë periudhës janar 2018- qershor 2022, kohë kur drejtor i këtij institucioni ka qenë zoti Taçi, i cili ligjërisht është titullari përgjegjës.

Për hetimin e nisur, Prokuroria vuri në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm Artan Lame, duke i kërkuar bashkëpunim për evitimin e pengesave dhe vonesave, në kontrollin e regjistrave dhe dokumentet administrative  të kësaj drejtorie kadastrale.

Kur Artan Lame mësoi se zullumet janë bërë nga drejtori Florian Taçi dhe 5 zyrtarë të besuar të sektorit Topografi- Harta- Jurist, inskenoi dorëheqjen e tij, për të mos u arrestuar në detyrë, siç veproi me drejtorët në Vlorë, Sarandë, Durrës, Fier.

Pas dorëheqjes për gjoja “afrim pranë familjes në Tiranë”, Artan Lame tërhoqi nga Kadastra e Gjirokastër, regjistrat e masakruar prej Taçit e bandës së tij dhe i çoi te zyrat qendrore në Tiranë.

Këtë shkelje ligjore, Lame e bëri me justifikimin, se mbështetur në denoncimet e qytetarëve, regjistrat do t’i inspektojë bashkë me “Agjencinë Anti- Korrupsion” të Ministrisë së Drejtësisë.

Aktualisht, regjistrat “problematikë” të Gjirokastrës, vazhdojnë të mbahen të bllokuara në një nga zyrat “konfidenciale” të Artan Lames, duke lënë pezull hetimin e drejtësisë, me mendimin se prokurorëve do t’u hedh ndonjë “thelë” e do tërhiqen.

Ndërsa ish-drejtori Florian Çapajev Taçi, thuhet se është emëruat në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës; por çuditërisht, Prokuroria nuk po fillon hetim ndaj Artan Lames, për pengim të drejtësisë, me qëllim fshehjen e krimeve në regjistrat e Kadastrës Gjirokastër./Pamfleti

Anti-Mafia #Artan Lame pengon drejtësinë dhe fsheh krimet #drejtori Florian Çapajev Taçi në Kadastrën e Gjirokastrës