Aktualitet21 Qershor 2018, 20:50

Artan Lame shton pasurinë me 22.000 USD pagesë nga “Soros”, për mbrojtjen e monumenteve të kulturës

Shkruar nga Pamfleti

Artan Lame, shton pasurinë me 22.000 USD pagesë nga “Soros”, për mbrojtjen e monumenteve të kulturës

Prindërit i falin qiranë vjetore të biznesit

Poli-studiuesi Artan Lame, që gjithë jetën e tij fiziko-shkencore, po ia kushton mbrojtjes së monumenteve të kulturës, megjithëse nuk flet legalisht për “dramën” e Teatrit Kombëtar, po kontribuon ilegalisht nëpër zyra fondacionesh, duke bërë studime në mbrojtje të kësaj vlere trashëgimie.

Sipas deklarimit në ILDKPKI , rezulton se drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame, ka një pasuri modeste me 3 shtëpi 350 m2 në total, 1 makinë sa paga e tij vjetore, ca “pare xhepi” sa 2 paga vjetore, 4 koleksione me tenxhere, kobure, medalje e veshje të vjetra ushtarak të blera me kursimet nga paga, të cialt nuk i japin por i “hanë bukë”.

Po kështu, ka deklaruar qiranë e një biznesi 8400 USD në vit, që ia falin prindërit, mbasi atyre nuk u nevojitet se kanë pensione tepër të larta, ndërkohë që në bilancin ekonomik të “profesor” Lames, ka kontribuar fondacioni “SOROS”, duke e paguar 22.000 USD, për një studim sensibilizues, në mbrojtje të ndërtesave monument kulture, ku bënë pjesë dhe Teatri Kombëtar!

1. Paga si Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t: 139 000 lekë.

2. Të ardhura nga qira ambjenti, në pronësi të prindërve 8 400 dollarë.

3. Pronar me 100% i ap.banimi me sip. 165 m2 në Tiranë, me blerje në vitin 2003, në vlerën 64 000 euro.

4. Pronar me 100% i ap.banimi me sip. 105 m2 në Durrës, me blerje në vitin 2007, në vlerën 45 000 euro.

5. Pronar me 100% i një llogarie bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 500 000 lekë.

6. Bashkëshortja, Mirela Lame llogari bankare në bankë të nivelit të dytë në vlerën 10 000 dollarë.

7. Kredi për blerje banese me detyrim financiar të pashlyer në vlerën 1 000 000 lekë, principal 2 000 000 lekë dhe afat shlyerje 20 vjet.

8. Pronar me 100% i nje Mitsubishi tip Fuoristradë, me blerje në vitin 2006, në vlerën 6 000 euro.

9. Pronar me 100% i një koleksioni armësh të vjetra, zjarri dhe të ftohta.

10. Pronar me 100% i një koleksioni dekoratash dhe medaljesh.

11. Pronar me 100% i një koleksioni uniformash dhe pajimesh ushtarake.

12. Pronar me 100 i koleksioneve të tjera bukinistike, nunismatike etj.

13. Te ardhura nga fondacioni “Soros”, studim për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore: 22 000 dollarë./Pamfleti

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Artan Lame për mbrojtjen e monumenteve të kulturës shton pasurinë me 22.000 USD pagesë nga “Soros”