Aktualitet 9 Nëntor 2022, 12:26

Artur Meçollari: Greqia po kërkon naftë në detin Jon, Shqipëria të reagojë

Shkruar nga Pamfleti
Artur Meçollari: Greqia po kërkon naftë në detin Jon,

Ish-zëvendës komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari thotë se tre anije greke janë duke kërkuar burime hidrokarbure në detin Jon.

Meçollari u shpreh se një prej anijeve dhe një rimorkiator, kanë hyrë në zonën e kontestuar detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas tij, kjo është diçka e cila nuk mund të ndodhë dhe nënvizoi se Shqipëria duhet të reagojë.

 “Aktualisht, tre anije greke, një me flamur norvegjez dhe dy me flamur grekë, janë duke kërkuar ose duke bërë studime për burime hidrokarbure në detin Jon. Por dje dhe sot, anija norvegjeze e studimeve hidrografike si dhe një rimorkiator kanë hyrë në zonën e kontestuar detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Shqipëria dhe Greqia nuk kanë të demilituar hapësira detare dhe si e tillë, ka një zonë e cila mund të jetë në të ardhmen, zona në të cilën do të vendoset delimitimi i kufijve detarë të shelfit kontinental, por nuk e dimë”, tha ai për Euronews Albania.

Aktualitet Artur Meçollari Greqia po kërkon naftë në detin Jon Shqipëria