Sport11 Korrik 2022, 16:00

As Çelsi, as Mançester Junajtid, Tomas Strakosha surprizon të gjithë, gardiani kuqezi kryen vizitat mjekësore në klubin tjetër të Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti
As Çelsi, as Mançester Junajtid, Tomas Strakosha surprizon të

As Çelsi, as Mançester Junajtid, Tomas Strakosha surprizon të gjithë, gardiani kuqezi kryen vizitat mjekësore në klubin tjetër të Premier Ligës

Që Premier Ligë do të ishte destinacioni i Tomas Strakoshës, kjo nuk kishte dyshime, por që do të jetë portieri i Brentfordit, kjo ka surprizuar të gjithë, pasi ky klub nuk ishte lakuar asnjëherë për të marrë shërbimet e gardianit kuqezi.

Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, njëkohësisht gazetari sportiv, Fabricio Romano, thuhet se portieri i Kombëtares shqiptare ka rënë dakord me klubin e Brentfordit në Premier Ligë, nga ku është duke kryer dhe vizitat mjekësore.

Në fillim u fol për një kalim të 27-vjeçarit te Fulhami, më pas në skenë doli Çelsi dhe në fund si portier i dytë te Mançester Junajtid, por gardiani kuqezi ka zgjedhur të ardhmen e tij te një tjetër klub anglez.

Tomas Strakosha do t’i bashkohet Brentfordit me parametra zero, teksa me fanelën e Lacios u aktivizua gjithsej në Serinë A në 164 ndeshje në total.

Excl: Brentford FC are set to sign Thomas Strakosha on free transfer. It’s agreed and set to be completed with medical tests now ongoing, here we go. ?⚪️? #BrentfordFC

Strakosha left Lazio as free agent and he’s now heading to Premier League, his biggest dream. pic.twitter.com/7rdevzmpJ5

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 11, 2022

Sport Brentford portieri shqiptar Premier Liga Tomas Strakosha