
Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin amerikan Joe Biden, gjatë vizitës së tij në SHBA.
Rama ka marrë pjesë në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe me këtë të rast ka “rrëmbyer” një foto me presidentin Biden. Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Fotoja u postua në rrjetet sociale nga vetë Rama. Ndërkohë një foto të ngjashme postoi dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Omsnai, çka tregon se në fund të punimeve të OKB, të gjithë kanë nxitur të kapin një foto me presidentin amerikan.
Në New York u mbajt këtë javë sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, fokusi i së cilës ishte lufta në Ukrainë.