Aktualitet 6 Korrik 2019, 13:55

“Asgjë e re nga fronti i perëndimit”, Rama humbësi i madh i Samitit të Poznanit, e ngushëllon vështrimi i Merk

Shkruar nga Pamfleti
“Asgjë e re nga fronti i perëndimit”, Rama humbësi i

Samiti i Poznanit i cili u mblodh për çështjet e Ballkanit Perëndimor përfshi këtu bashkëpunimin rajonal, por edhe rrugëtimin evropian për këto vende. I pranishëm në këtë Samit ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili duket se nga takimet e tilla, po nxjerr vetëm fotot me Merkelin dhe “asnjë gjë të re nga fronti i perëndimit”.

Duhet përmendur se Bashkimi Evropian është në një situatë kritike politike edhe brenda vetes, ku janë regjistruar përplasje të forta mes shteteve anëtare. Më i zellshmi për të dalë kundër politikave të zgjerimit është Presidenti i Francës, Macron, i cili jo vetëm që nuk e do hapjen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor, por nuk ishte fare i pranishëm në Samitin e Poznanit.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kritikoi Bashkimin Evropian për shtyrjen e hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe i bëri thirrje bllokut që t’iu ofrojë vendeve të Ballkanit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Mesazhi më i fortë ishte ai i kancelares Merkel e cila duket se vet është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dje Maqedoninë e Veriut, por nga ana tjetër i duhet të ruajë balancat brenda unionit. “Pajtohem me pikëpamjet e presidentit Macron se mekanizmat e BE-së duhet të përmirësohen”, tha kancelaria Merkel. “Nuk e shoh këtë si braktisje të negociatave për zgjerim”.

Por të gjitha këto fakte për përlasjet e brendshme në Bashkimin Evropian nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar Ramën që tani është kthyer në një humbës të madh, i cili shkon nëpër kancelaritë evropiane, edhe në Samite për të bërë foto me liderët e mëdhenj, merr edhe elozhe, por në fund asgjë konkrete për të cilën mund të na bënte krenar të gjithë.

Në fakt, vullneti i brendshëm për të bërë mirë ka munguar. Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës nuk janë vetëm retorikë e opozitës dhe e Lulzim Bashës, por është e mbështetur në fakte reale. Korrupsioni dhe aferat me tenderat dhe konçesionet klienteliste e bëjnë situatën akoma më pak shpresëdhënëse për fatet evropiane të Shqipërisë. Kriza politike pa vullnet për t’u zgjidhur, por e varur në interesat personalë të liderve politikë, tanimë edhe me Presidentin Meta në skenë i cili duket se i frigohet drejtësisë, ka lënë përshtypje negative te ndërkombëtarët, se Shqipëria nuk do ta gjejë asnjëherë stabilitetin e brendshëm vetë.

Pra, unionit nuk i duhet një vend i zhytur në korrupsion e klientelizëm politik të nxitur në vitet e qeverisjes së Rilindjes, pra nuk i duhet brenda kufijve një shtet problematik, por një shtet i cili t’i japë hov zhvillimit rajonal e më tej gjithë Bashkimit Evropian, me aq kapacitete sa ka. /Pamfleti

Aktualitet Ballkani Perëndimor BE Merkel negociatat Rama