Vitet kalojnë dhe fitimtarë vijojnë të mbeten pushtetarët, ndërsa viktimat, populli
10 vite nga tragjedia, kreu i qeverisë Edi Rama dhe zyrtarë të lartë socialistë kanë mbajtur sot homazhe në vendin ku u vranë 4 protestues në 21 Janar në vitin 2011. Ky është viti i 9 radhazi që në vendet ku u vranë katër viktimat që sot iu akordua dhe titulli i dëshmorit të atdheut, vendosen lule nga Rama dhe familjarët.
Rama iu akordoi titullin e “Dëshmorit të Atdheut” viktimave Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, ndërkohë që familjarëve të tyre iu premtoi për të disatën herë vendosjen e drejtësisë, edhe pse tha u justifikua se kryeministri nuk mund të bëjë rolin e prokurorit.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Sot ne u dorëzojmë familjeve simbolin e “Dëshmorit të Atdheut” për të dashurit e tyre, dhe jam i bindur se prania e atij simboli në 4 shtëpitë, do jetë një pikë e dukshme referimi, për vështrimin e fëmijëve kur të mendojmë për prindërit e tyre. Në sensin e besimit që drejtësia do ta bëjë të sajën.
Dhe ata të cilët i vranë për herë të dytë, dhe i vranë në bashkëpunim, me njëri-tjetrin dhe palë të tjera, të veshur në togun e zezë të gjykatësve, do përgjigjen. Do përgjigjen siç do përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që janë angazhuar fortë për ta bërë 25 prillin referendum kundër kësaj qeverie, bashkë me udhëheqësin e këtij referendumi.
Unë dhe gjithë kolegët, kemi qenë, jemi dhe do të jemi, njësoj si të ishit ju, sa herë që vjen fjala apo vjen puna për të adresuar këtë çështje ende të hapur. Dhe dua të ndaj me ju besimin tim që çështjet e drejtësisë, edhe në këtë çështje, sot për Shqipëriën vlen më shumë se në cdorast tjetër, fjala e popullit “Drejtësia vonon por nuk harron asnjëherë”.