Kulture29 Maj 2018, 17:36

Askush nga ju “morra” nuk e ç’kombëson dot Fishtën!

Shkruar nga Pamfleti

At Gjergj Fishta dhe lavdia jone folklorike!

Shkruan Guxim Alimani

Përballë këtyre pamjeve të shtepisë “muze” të Gjergj Fishtës nuk ka postulat ta mbuloje turpin tone ndaj Nekrazovit shqiptar, ndaj figurës më të ndritur të kombit tonë në fushën e letrave, të kultures dhe jo vetëm!

Ështe i kuptueshem ndonëse e trishtueshem qëndrimi i diktaturës e diktatorit ndaj këtij kolosi në kufijte e gjeniut, por aq sa i pakuptimtë e i mbrapshtë ai i liderve shteterore e kulturore të këtyre 27 viteve post-komunizem!

Natyrisht Fishta nuk ka nevojë për glorifikim. Ai vetëm duke e ç’nderuar të tille morra të kultures. Ky shtet leckë e bajke me shumë interesohet për mjekrën e Janullatosit, sesa për meremetimin e nje tempulli që ndoshta si ai i Dodonës meriton të nderohet.

Po pse vallë mund të pyesë ndonjë i paditur. Po sepse këta morra o miq, keta zhelana politikë e kane tmerr gegninshten ndaj mundohen të varrosin Fishten. Ky preverspolitik, kulturor e njerezor me emrin Edi Rama po mundohet çmendurisht që mbi themelet e rrënojat e historise, te kultures e lavdise tone te ngreje një anti-kulturë, një çmendinë arkitekturore të zhgarravitur si vete jeta e karakteri i saj.

Turp dhe per mediat e Sandrit apo poetit flokëengjyer lezhjan Zogaj që merren me pabrekesinë e dullës se Skraparit Mustafa Nano dhe nuk flasin një fjale të vogel per kete gjeni te madh. Këta morra dhe horra edhe Gjergj Kastriotin e ç’kombesuan! Por Fishta nuk ka shans të rrezohet dhe as ç’kombesohet. Ai qëndron si etër ne mendje e shpirt te ç’do shqiptari e atdhetari për të na kujtuar etninë tonë dhe apeluar të përbuzim këtë enklave politike që na drejton e na ka drejtuar!


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kulture Askush nga ju "morra" nuk e ç'kombëson dot Fishtën!