Kohëve të fundit është mësuar nga publiku se moderatorja, Ana Kallaku është motra e aktorit të njohur, Bes Kallaku.
E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re”, Ana ka treguar se në fillimet e karrerës së saj askush nuk e dinte që ajo ishte motra e Besit dhe shumë vonë është kuptuar dhe nga vetë stafi me të cilët ajo punon çdo ditë.
“Nuk më ka penguar fakti e të qënurit motra e Besit. Kur kam filluar punë në televizionin Scan nuk e kanë ditur fare që unë kam qenë motra e Besit sepse nuk mund të shkoj të përshëndetesha ‘Përshëndetje. Jam Ana motra e Besit’. Kam shkuar, jam prezantuar thjesht: jam Ana. Kam bërë audicionet dhe kam filluar punë.Madje, shumë vonë është marrë vesh që jam motra e Besit.”– tregon ajo.