Sport 1 Maj 2022, 21:17

Askush si Karim Benzema, francezi më i suksesshëm në histori vendos rekord trofesh

Shkruar nga Pamfleti
Askush si Karim Benzema, francezi më i suksesshëm në histori

Askush si Karim Benzema, francezi më i suksesshëm në histori vendos rekord trofesh

Karim Benzema është kthyer në këtë sezon në liderin e padiskutueshëm të Realit të Madridit dhe në këtë sezon ka udhëhequr skuadrën në kampionat dhe Ligën e Kampioneve. Tashmë, ai është një legjendë për “Los Blancos”, por edhe për futbollin francez, pasi rezulton se është futbollisti më i suksesshëm në histori. 

La Liga e fituar dje, ishte trofeu i 29 i Benzema në karrierën e tij, mes të cilëve numërohen 4 Liga Kampionesh. Në total janë 28 trofe të fituar me klubet, Lioni e Reali, ndërsa me Francën fitoi Ligën e Kombeve në edicionin 2020-2021. 

Pas tij renditet Kingslei Koman, i cili vazhdon me një rekord po aq të veçantë, pasi është shpallur kampion 11 herë në 10 vitet e tij në futbollin profesionist. Ai ka koleksionuar 26 trofe gjatë karrierës deri më tani me PSG-në, Juventusi dhe Bajerni i Mynihut, një shifër e jashtëzakonshme, teksa merr në konsideratë faktin se është vetëm 25-vjeç. 

Vendi i tretë i përket Biksent Lizarazu, me 24 trofe, po aq sa Frank RIberi. Më të shkëputur janë Bleiz Matuidi dhe Patris Evra që kanë nga 21 trofe.  

Karim Benzema est le joueur français le plus titré de l’Histoire avec 29 trophées ?

? Karim Benzema – 29 titres
? Kingsley Coman – 26 titres
? Bixente Lizarazu – 24 titres
4️⃣ Franck Ribéry – 24 titres
5️⃣ Blaise Matuidi – 21 titres
6️⃣ Patrice Evra – 21 titres

Légende ?? ? pic.twitter.com/WcZ5gbGmiV

— Foot Mercato (@footmercato) May 1, 2022

Sport Karim Benzema Real Madrid sulmuesi francez