Sport22 Qershor 2022, 16:21

“Askush të mos shkojë për ta pritur”, Lukaku pranë rikthimit tek Interi, tifozët nuk e harrojnë ‘tradhtinë’ e belgut

Shkruar nga Pamfleti
“Askush të mos shkojë për ta pritur”, Lukaku

“Askush të mos shkojë për ta pritur”, Lukaku pranë rikthimit tek Interi, tifozët nuk e harrojnë ‘tradhtinë’ e belgut

Interi duket të jetë shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Çelsin për rikthimin e Romelu Lukakut, por duket se largimi i belgut në verën e shkuar nuk është harruar nga ultrasit zikaltër, të cilët duken se nuk e kanë falur ende. 

Në një postim në “Instagram”, grupi më i madh i ultrasve të Interit; “Curva Nord Milano” ka reaguar ndaj lajmit për rikthimin e sulmuesit në Milano, duke theksuar se ai tani do të trajtohet si çdo lojtar tjetër dhe i ka bërë thirrje tifozëve që askush të mos e presë me veshjet që përfaqësojnë këtë grup. 

“Në lidhje me rikthimin e Lukakut tek Interi, grupi “Curva Nord” do të sqarojë se ne nuk do të shprehim asnjë lloj kontestimi ndaj lojtarit dhe klubit, pavarësisht sjelljes në verën e shkuar. 

Askush nuk duhet të dalë dhe ta presë me veshje të cilat përfaqësojnë grupimin tonë. 

Gjithçka që e ardhmja do të sjellë për të do të varet shumë nga ajo që ai do të shfaqë në fushën e lojës. U trajtua si mbret tani është thjesht një si të tjerët. 

Gjithashtu duam të jemi të qartë se ne si tifozeri nuk do të jemi kurrë kundër këtij vendimi të shoqërisë që Lukaku të veshë sërish fanelën zikaltër.” Ishte shkruar në postimin e “Curva Nord”. 

A post shared by Curva Nord Milano – CN69 ®️ (@cn69_official)

Sport Inter Romelu Lukaku sulmuesi belg