Aktualitet31 Mars 2019, 15:59

Asmer Bilali mbërrin pranë familjes nën masa të rrepta sigurie, do t’i japë lamtumirë babait dhe xhaxhait

Shkruar nga Pamfleti
Asmer Bilali mbërrin pranë familjes nën masa të rrepta

Asmer Bilali mbërrin pranë familjes nën masa të rrepta policore, do t'i japë lamtumirë babait dhe xhaxhait

Drejtori i Burgut i ka dhënë leje Asmer Bilalit, për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait dhe xhaxhait, të cilët iu vranë dje në një atentat para shtëpisë së tyre, në Shkodër.

Mësohet se Asmer Bilali ka mbërritur pranë familjes i shoqëruar nga forca të shumta policore për të ndarë dhimbjen e tmerrshme, si dhe për t’iu dhënë lamtumirën e fundit dy njerëzve të tij të shtrenjtë.

Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit, ndodhej në burg, pasi njihet si një nga nga anëtarët e grupit “Bajri”.

Aktualitet asmer bilali vrasja ne shkoder