Ditën e nesërme qytetarët e Kosovës kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Në posterin e shpërndarë thuhet se protesta do të nisë ditën e nesërme në orën 12:00, aty ku janë ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kjo protestë ka dy kërkesa, të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga ZRrE-ja dhe të nacionalizohet KEDS-i.
Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e çmimeve të energjisë për konsumatorët familjarë me 9 % të çmimit, duke e justifikuar se Kosova nuk ka mundësi të përballojë kërkesën për energji dhe importet janë shtrenjtuar.
Thirrja e plotë:
Të dashur/a qytetarë/e të Kosovës,Ftoheni të merrni pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë më datën 26 janar 2022 nga ora 12:00 në Prishtinë.Me 28 janar 2022 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës dhe rritjen prej 9% për të gjithë konsumatorët/et që shpenzojnë deri në 600 kWh, ndërsa rreth 200% rritje të çmimit për konsumatorët/et që e tejkalojnë 600 këVendosja e bllok tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit/ës prej nesh. Gjatë sezonës së dimrit konsumi energjetik i një familje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 kWh. Kjo do të thotë që nëse ne e kemi paguar një faturë prej 58 eurosh, me tarifën e re do të paguajmë rreth 108 euro. Përveç që është i palogjikshëm, ky propozim do t’i pasurojë edhe më tej bizneset, në kurrizin tonë.
Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin.KEDS-it nuk i mjaftojnë 17 milion euro fitim në vit por e ka bërë argat ZRrE-në dhe Qeverinë e Kosovës që nga ky vit kësaj kompanie private t’i shumëfishohet fitimi. E gjithë kjo nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve/eve të Kosovës. Këto shantazhe, ne qytetarët e këtij vendi nuk do i lejojmë kurrsesi. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së e me KEDS-in. Prandaj, ju ftojmë që të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00, të mlidhemi e ta kundërshtojmë e ta parandalojmë këtë padrejtësi të rradhës ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore: 1.Mos-aprovimi i bllok tarifës së propozuar nga ZRre-ja; 2. Nacionalizimi i KEDS-it