“Vdekjet e personave me Covid raportohen me përgjësi nga mjekët”. Kështu u shpreh zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli kur u pyet nëse janë të vërteta raportimi për pacientët që humbin jetën nga CoVid-19.
Pretendimeve të familjarëve, se në kartelën e vdekjes i shënohen edhe sëmundje të tjera, Rakacolli iu përgjigj duke thënë se raportimet janë transparente.
“Raportimi i vdekjeve bëhet me shumë përgjegjësi. Dhe tradicionalisht dhe gjithmonë e kanë plotësuar gjithëmonë me përgjegjshmëri. E raportojmë në mënyrë transparente mënyrën e vdekjes. Sa i përket rimbursimit, duhet ndjekur. Mjeku i familjes përcakton medikamentin e përshkruan, ashtu siç merret me rimbursim, merren edhe këto të COVID. Thelbi është lidhja me mjekun e familjes. Është i ndërtuar sistemi që ta marrin kruën në kohën e duhur në stadin e sëmundjes që paraqiten tek mjeku.“, tha Rakacolli.
Kryetarja e Komitetit Teknik për përballimin e pandemisë, Mira Rakacolli u shpreh se nuk ka asnjë mungesë të kapaciteteve spitalore në lidhje me të sëmurët me koronavirus.
“Nuk duhet të ketë asnjë frikë apo pasiguri se kapacitetet spitalore nuk do të mjaftojnë. Megjithatë, ne duhet të jemi të përgatitur. Ne jemi të përgatitur, por duhet të jemi të gjithë bashkë. Asnë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore”, u shpreh Rakacolli.