Sport31 Janar 2023, 20:44

Asnjë minutë në fushë me skuadrën e Torinos, Etrit Berisha drejt transferimit te skuadra e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti
Asnjë minutë në fushë me skuadrën e Torinos, Etrit

Asnjë minutë në fushë me skuadrën e Torinos, Etrit Berisha drejt transferimit te skuadra e Premier Ligës

Portieri shqiptar, Etrit Berisha nuk po gjen hapësirë në Torino këtë sezon dhe sipas “Tuttosport” ai mund të largohet nga klubi.

Asnjë prezencë në Kupën e Italisë, zero minuta të luajtura në ligë. Ai nuk doli në fushë as në dy xhirot e para shumë të lehta të Kupës, ndaj Palermos dhe Çitadelës. Gjithashtu, Berisha luajti shumë pak në miqësore. Mesa duket marrëdhënia e tij me trajnerin Juriç nuk është e mirë për shkak se ai nuk aktivizohet më.

Por një dritë në fund të tunelit është ndezur sot për portierin, pasi klubi anglez i Sauthemptonit humbi portierin e dytë për shkak të një dëmtimi dhe zëvendësuesi tij mund të jetë pikërisht Berisha.

Sipas medias italiane, klubi anglez nuk do ta kishte problem të paguajë rrogën e Etritit dhe për këtë arsye mund të nisin negociatat.

Sport Etrit Berisha portieri i Torinos Sauthempton