
Pse “çalon” opinioni publik në Shqipëri?
Mandati i parë i Ilir Metës si President është dhe i fundit, ashtu sikurse ka ndodhur dhe me Presidentët e tjerë që janë qenë në krye të shtetit gjatë këtyre 30 viteve.
“Parlamenti është partiak. Presidenti te ne ka ndenjur vetëm katër vite. Ka marrë eksperiencën dhe më pas ka ikur. Presidenti është profesion por këta nuk e lënë të jetë i tillë. Ky është problem”, thotë Ngjela në “Top Story”.
Ilir Meta, në muajin korrik do të lirojë karrigen e Presidentit. Mazhoranca dhe opozita (me disa grupe që reflektojnë përçarjen brenda saj) kanë zhvilluar disa takime për të rënë dakord për emrat për kandidatë dhe kriteret që duhet të ketë Presidenti i ri Republikës.
Deputetët mbështetës të Enkeled Alibeajt propozuan këtë të enjte 8 kandidatë për President, ku më i spikaturi është trashëgimtari i familjes mbretërore Leka Zogu. Lista me kandidatët e Presidentit të ri të propozuar nga grupi i Partisë Demokratike nuk kishte asnjë grua. Ndërkaq, Alibeaj pritet të mblidhet sërish nesër për të diskutuar emrat përfundimtar që do të propozohen për Kreun e Shtetit.