Aktualitet27 Mars 2019, 15:41

Asnjë surprizë në bashkinë Vlorë, zbulohet emri i kandidatit

Shkruar nga Pamfleti
Asnjë surprizë në bashkinë Vlorë, zbulohet emri i

Asnjë surprizë në bashkinë Vlorë , zbulohet emri i kandidatit

Nuk janë konfirmuar ende të gjithë emrat e kandidatëve për Kryetar Bashkie, nga ana e Partisë Socialiste.

Rama ka vendosur të bëjë sondazhe për të parë sesa pëlqehen kandidatët e tij nga qytetarët.  Kjo ka ndodhur edhe me kandidadin e Vlorës Dritan Lela, të cilin Rama e ka rikandiduar.

Ndërsa zgjedhjet e 30 qershorit janë në prag, maxhoranca ka konfirmuar vetëm disa kandidatë nga 61 në total për kryetar të bashkive. Lidhur me përzgjedhjen e tyre, PS ka ngritur një shtab special pranë selisë, përmes sondazheve të të cilit pritet të bëhet vlerësimi për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të qershorit.

Kongresi i 23 marsit i PS, konfirmoi 7 prej tyre për bashkitë kryesore në vend. Përmes fjalimeve të mbajtura në sallë, PS zbuloi se në Bashkinë e Korçës konfirmoi për një mandat të dytë, kryetarin aktual Sotiraq Filo, po ashtu Armando Subashi u rikonfirmuar për Bashkinë e Fierit, Dritan Leli në Vlorë, si edhe Majlinda Bufi në Roskovec. Ndërkaq për Bashkinë e Lezhës PS do të garojë në këto zgjedhje me Pjerin Ndreun ndërsa në Elbasan, në vend të Qazim Sajedinit i cili ka drejtuar qytetin për 3 mandate, socialistët duket se kanë vendosur t’i besojnë Bashkinë, prefektit aktual Gledian Llatja.

Por edhe pse, iu drejtua me një fjalim Kongresit, ç’ka la të mendohej se edhe Dritan Leli konfirmohej për një mandat të dytë për Bashkinë e Vlorës, burime nga PS thanë për “News24” se skuadra e cila merret me sondazhet e kandidaturave, ka kërkuar edhe një herë opinionin e publikut, duke e kaluar në sondazh edhe kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Për të shmangur çdo pakënaqësi në qarkun ku vetë kryeministri është deputet, dhe për të qenë të sigurt se Leli është kandidatura e duhur në 30 qershor, skuadra e sondazheve në PS, ka zbritur në terren me qytetarët. Nga rezultati i sondazhit pritet të konfirmohet Leli për një mandat të dytë si kryebashkiak i qytetit bregdetar apo do të përzgjidhet një tjetër kandidat për të drejtuar Vlorën.

Aktualitet