Kosova31 Janar 2023, 10:15

Asociacioni/ Ambasadorët, qeveritarët dhe zyrtarët partiakë mbërrijnë në ambasadën amerikane

Shkruar nga Pamfleti
Asociacioni/ Ambasadorët, qeveritarët dhe zyrtarët partiakë

Të ftuarit e ambasadës amerikane në Prishtinë kanë nisur të mblidhen në takimin për çështjen e Asociacionit, i cili do të nisë nga ora 10:00.

Mësohet se deri tani atje kanë shkuar ambasadori britanik Nicholas Abbott, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, shefi i BE-së, Tomas Szunyog.

Në ambasadë kanë arritur edhe zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi dhe ministri Nenad Rashiq.

Ndërkaq, nga partitë atje kanë arritur Lutfi Haziri nga LDK, Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve në Kosovë.

Diskutimi pritet të nisë në orën 10:00. Pjesëmarrjen në të e kanë konfirmuar përfaqësuesit e Kryeministrisë dhe Presidencës, por edhe të dy partive opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Prishtine ambasada e shba Asociacioni