Aktualitet 5 Shkurt 2023, 22:14

Asociacioni dhe plani franko-gjerman, Ben Andoni: Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën më të komplikuar të saj

Shkruar nga Pamfleti
Asociacioni dhe plani franko-gjerman, Ben Andoni: Procesi i dialogut

Analisti Ben Andoni duke folur sa i takon negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, u shpreh se procesi i dialogut ndodhen në fazën më të vështirë të historisë së saj.

Sipas tij procesi është në fazën më të ndërlikuar, me Kosovën dhe Serbinë që po tregojnë hapur se deri ku shkojnë interesat e tyre në këtë proces, përpara se i gjithë procesi të finalizohet me një marrëveshje.

Ndërsa sa i përket qëndrimit të Shqipërisë ai u shpreh se është treguar e distancuar në këtë proces, kur në fakt duhet të kishte një qëndrim shumë më të fortë.

Besoj se kemi hyrë në një nga fazat më të komplikuara të historisë së dialogut Kosovë Serbi pasi ka një paqartësi dhe nga deklaratat e zyrtarëve. Për Kosovën interesi më i madh lidhet me asociacionin, për Serbinë interesi më i madh lidhet me planin franko gjerman. Problem tani është sqarim i shumë pikave dhe garancitë që do t’ju jepen kosovarëve nga faktori ndërkombëtar. I gjithë procesi është tani në terma teknik. Jemi në procesin më të ndërlikuar të dialogut për momentin.  Serbët përveç asociacionit duan autonominë e veriut”, u shpreh ai për “Ora News”.

Aktualitet Dialogu kosove-serbi