Aktualitet31 Janar 2023, 16:06

Asociacioni, Hovenier: Nuk do lejojmë “Republikën Sërpska” në Kosovë, gjithçka sipas Kushtetutës

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zbardhur detaje nga takimi me zyrtarët e Prishtinës për Asociacionin e komunave serbe.

Në një konferencë për mediat, ai e ka bërë të qartë se ata nuk mbështesin asnjë plan që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që i ngjan “Republikës Sërpska” në Bosnje e Hercegovinë.

Ne nuk mbështesim asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 ose nëse kërcënon sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multientik ose institucionet demokratike. Në mënyrë strikte kundërshtojmë krijimin e çfarëdo entiteti që i ngjan Republika Sërpskas në Bosnjë e Hercegovinë”, ka theksuar Hovenier.

Më tej i u shpreh se SHBA kërkon nga qeveria e Kosovës që të tregojë vizionin e saj mbi Asociacionin. Ambasadori kërkoi më shumë përkushtim në këtë aspekt.

Qeveria tani mund të shërbehet me ato që u thanë këtu dhe t’i përfshijë në punën e saj rreth kësaj çështje të rëndësishme. Ne shpresojmë se ky diskutim do të inspirojë një përkushtim të ri dhe ri konfigurim të përkushtimi drejt themelimit të Asociacionit, të cilin ne e konsiderojmë thelbësor për ndërtimin e një të ardhmeje të Kosovës së pavarur, multienitke dhe demokratike, që është e integruar plotësisht në strukturat evropiane dhe euro-atlantike”, është shprehur Hovenier.

Ambasadori deklaroi se ka dëgjuar pikëpamjet e të gjitha forcave politike në Kosovë, teksa shtoi se kjo është rruga e vetme që Kosova të shkojë drejt anëtarësimit Europian. Më tej ai zbardhi 3 pikat ku u fokusua diskutimi.

 “E para, si mund të funksionojë Asociacioni në praktikë dhe pjesëmarrësit në këtë takim ngritën një varg temash përfshirë pikëpamjet në përgjegjësitë e mundshme dhe kufizimet e mundshme të Asociacionit. E dyta, si mund të funksionojë Asociacioni brenda kornizës ligjore të Kosovës. Sërish, ne dëgjuam mendime të ndryshme përfshirë ato rreth marrëveshjeve të Brukselit dhe aktgjykimin e gjykatës kushtetuese të vitit 2015. E treta, si mund Asociacioni të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, shpërndarjen efektive të shërbimeve të qeverisë për serbët e Kosovës dhe komunitetet tjera minoritare. Ne dëgjuam mendime se si Asociacioni mund të ndihmojë në adresimin e çështjeve dhe nevojave që janë thelbësore për cilindo komunitet, sikurse edhe për funksionimin e tyre për të cilat janë përgjegjëse të gjitha komunat në Kosovë, sikurse është arsimi, kujdesi shëndetësor, zhvillimi lokal ekonomik”, është shprehur Hovenier.

Në ambasadën e SHBA në Kosovë, u mbajt sot një takim i gjerë për të diskutuar mbi Asociacionin. Aty shkuan ambasadori britanik Nicholas Abbott, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, shefi i BE-së, Tomas Szunyog dhe disa diplomatë të tjerë.

E pranishme ishte presidentja Osmani, krerët e partive opozitare, ndërkohë që qeveria u përfaqësua nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi dhe ministri Nenad Rashiç.

Kryesore Asociacioni Kosove SHBA